Mbi 2,1 milionë pasagjerë udhëtuan me linja ajrore në tremujorin e parë

Mbi 2,1 milionë pasagjerë udhëtuan me linja ajrore gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të transportit ajror në vend.


Mbi 2,1 milionë pasagjerë udhëtuan me linja ajrore gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të transportit ajror në vend.

Sipas statistikave mbi transportin ajror, publikuar nga INSTAT-i në periudhën janar-mars 2026 udhëtuan 2.162.098 pasagjerë, kundrejt 2.083.050 pasagjerëve në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahasuar me tremujorin e parë 2025, numri i pasagjerëve rezulton me rritje 3,8%.

Gjatë kësaj periudhe, në transportin ajror operuan 21 shoqëri ajrore të huaja, ndërsa në hapësirën ajrore shqiptare u regjistruan 74.329 lëvizje avionësh.

Nga totali i avionëve që përdorën hapësirën ajrore shqiptare, 82,6% përbëhet nga mbikalime. Në tremujorin e parë të vitit u regjistruan 12.898 fluturime dhe 61.431 mbikalime.

Edhe transporti i mallrave dhe postës nëpërmjet rrugës ajrore shënoi rritje. Volumi i mallrave arriti në 571 tonë, ku 74,2% përfaqëson mallra të hyrë dhe 25,8% mallra të dalë.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, volumi i mallrave të transportuara me rrugë ajrore u rrit me 3,8%, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit tregtar dhe logjistik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…