Demo inspekton punimet në rrugën Shkëmbi-Kala në Berat: Krijon unazën e zonës mesjetare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, inspektoi sot punimet në rrugën Shkëmbi–Kala në Berat, një investim i rëndësishëm që kontribuon në krijimin e unazës së zonës mesjetare Kala–Goricë–Mangalem.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, inspektoi sot punimet në rrugën Shkëmbi–Kala në Berat, një investim i rëndësishëm që kontribuon në krijimin e unazës së zonës mesjetare Kala–Goricë–Mangalem.

Sipas ministrit kjo rrugë, me një gjatësi prej 1.3 km, do të shndërrohet në një itinerar tërheqës për vizitorët dhe për të apasionuarit pas ecjeve në natyrë

Demo theksoi se investimi ka për qëllim përmirësimin e kushteve për komunitetin dhe vizitorët.

“Projekti parashikon ndërtimin e trotuarit në njërin krah, vendosjen e ndriçimit, sinjalistikës dhe elementëve të sigurisë, duke garantuar kushte më të mira për komunitetin dhe turistët”, theksoi Demo.

Ministri bëri me dije se “aktualisht po vijojnë punimet për ndërtimin e murit mbajtës dhe pritës, ndërsa investimi përfshin gjithashtu infrastrukturën rrugore, rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe ndriçimin publik”.

Sipas Demos, ky projekt përmirëson ndjeshëm jetesën e banorëve të zonës dhe krijon një akses të ri drejt Kalasë, duke e bërë lëvizjen më të lehtë, më të sigurt dhe më tërheqëse për çdo vizitor.

Burimi ATSH

Korça mirëpret Festën e Birrës në Drenovë, edicioni jubilar i 20-vjetorit nis më 12 gusht

Nga data 12 gusht deri më 16 gusht, do të zhvillohet Festa e Birrës në Korçë, një prej ngjarjeve më…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Korça mirëpret Festën e Birrës në Drenovë, edicioni jubilar i 20-vjetorit nis më 12 gusht

Nga data 12 gusht deri më 16 gusht, do të zhvillohet Festa e Birrës në Korçë, një prej ngjarjeve më…