Rama: Rivitalizimi i lagjeve historike të Pogradecit, së shpejti pol i ri zhvillimi për qytetin liqenor

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga “rilindja e lagjeve historike të Pogradecit”


qytetet e vendit po rikthehen zonat historike, të rivitalizuara, falë projekteve, të cilat ruajnë vlerat historike dhe arkitektonike, por njëkohësisht pasurojnë me elemente të reja hapësirat, duke i transformuar ato në pika tërheqëse për turistët e vizitorët.

Pogradeci është një prej qyteteve, ku lagjet historike po rivitalizohen, duke ruajtur njëkohësisht edhe arkitekturën unike; rrugët me kalldrëm, fasadat e afro 100 shtëpive me ballkonet, dritaret, grilat e drurit dhe elementë të tjerë karakteristikë.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga “rilindja e lagjeve historike të Pogradecit”, teksa shtoi se “së shpejti, një pol i ri zhvillimi në qytetin liqenor, që do të pasurojë ofertën turistike dhe do të forcojë ekonominë lokale”.

Kjo lagje është hapësirë me vlera të rëndësishme historike dhe arkitekturore që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të qytetit të Pogradecit dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij.

Pogradeci mbetet një prej destinacioneve turistike të preferuara nga vizitorë vendas e të huaj në çdo stinë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…