Turizmi i natyrës në rritje, Funari përfiton fazën e dytë të projektit europian IPA Cross-Border

Ky projekt është i financuar nga programi i Bashkimit Europian IPA Cross-Border “Krushevo and Elbasan – Journey in Nature and Adventure”.


Këshilli bashkiak i Elbasanit ka miratuar në rendin e ditës projektin për hapjen e shtegut turistik Dopaj–Funar dhe vendosjen e sinjalistikës orientuese.

Ky projekt është i financuar nga programi i Bashkimit Europian IPA Cross-Border “Krushevo and Elbasan – Journey in Nature and Adventure”.

Gjatë mbledhjes, kryetari i bashkisë Gledian Llatja e prezantoi këtë ndërhyrje si fazën e dytë të një projekti më të gjerë për zhvillimin e turizmit të natyrës dhe sporteve të aventurës në territor.

Llatja tha se “bashkia e Elbasanit dhe bashkia e Krushevës në Maqedoninë e Veriut janë fituese të projektit IPA Cross-Border në të dy fazat e tij, duke e konsideruar këtë një bashkëpunim të suksesshëm në kuadër të fondeve të Bashkimit Europian”.

Sipas tij, faza e parë e projektit në zonën e Funarit ka përfshirë ngritjen e një pike informacioni (infopoint) për shërbime turistike në liqenin e Funarit, si dhe krijimin e një piste për parashutizëm, duke rritur ndjeshëm numrin e vizitorëve.

Kryebashkiaku Llatja kujtoi gjithashtu se më herët janë realizuar dhe promovuar shtigje malore që lidhin zona të ndryshme turistike, përfshirë itineraret nga Bradasheshi drejt Funarit dhe nga kisha e Shën Thanasit në drejtim të Funarit nga krahu i Labinotit-Mal, të cilat janë kthyer në destinacione të frekuentuara nga turistë dhe pasionantë të ecjes në natyrë.

“Shtegu Dopaj–Funar është faza e dytë e këtij projekti, ku jemi shpallur fitues së bashku me Krushevën në kuadër të IPA Cross-Border. Këto shtigje malore nuk do të kenë ndërhyrje të mëdha infrastrukturore, por vetëm sinjalistikë orientuese dhe ndërhyrje të lehta për t’i bërë më të aksesueshme për vizitorët dhe për të pasionuarit pas ngjitjeve në mal”, tha Llatja.

Llatja theksoi se “kjo ndërhyrje përfaqëson fazën e dytë të implementimit të projektit në terren dhe synon rritjen e potencialit turistik të zonës së Funarit dhe të gjithë Elbasanit”.

Shtegu pritet të ketë interes të lartë, veçanërisht nga turistë që vijnë nga zona e Tiranës, duke e kthyer Funarin në një destinacion të rëndësishëm të turizmit të natyrës.

Në kuadër të projektit është parashikuar edhe krijimi i një parku aventure, ku do të zhvillohen aktivitete të sporteve në natyrë, si pjesë e zhvillimit të mëtejshëm turistik të zonës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Protestat, Rama: Ka vetëm një rrugë, dialogu demokratik me qeverinë shqiptare

Kryeministri Edi Rama, reagoi sërish sot në lidhje me protestat e zhvilluara kundër investimit në Zvërnec, teksa thekson se rruga…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Protestat, Rama: Ka vetëm një rrugë, dialogu demokratik me qeverinë shqiptare

Kryeministri Edi Rama, reagoi sërish sot në lidhje me protestat e zhvilluara kundër investimit në Zvërnec, teksa thekson se rruga…