Marrëveshja për prodhimin e anijeve në Pashaliman, Nufi: Mbi 400 vende të reja pune

Kompania shqiptare “Kayo” dhe Ficanteri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë firmosën sot marrëveshjen për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.

Në ceremoninë e organizuar për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, etj.

Në fjalën e tij, ministri Nufi tha se “me këtë marrëveshje shoqëria “Kayo” fillon një hap të ri, prodhimin në Shqipëri të mjeteve lundruese detare në bashkëpunim me një nga gjigandët e prodhimit të anijeve në botë kompania “Ficantieri””.

“Kjo marrëveshje është një vlerë e shtuar jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për eksportin, do arrijmë të prodhojmë edhe për nevojat e Europës, por edhe të eksportit”, tha Nufi.

Ministri Nufi u shpreh se “nga ky bashkëpunim ka disa vlera strategjike, Shqipëria arrin të bëhet një bazë e re europiane e “Ficanteiri” për anijet e vogla dhe të mesme. “Ficantieri”‘ zgjeron bashkëpunimin në Shqipëri dhe kompania “Kayo” pozicionohet si një partner i besueshëm industrial”.

“Ficantieri do të sjellë edhe punë dhe në planin e biznesit që kemi nënshkruar, rreth 400 persona do të punësohen në këtë kantier të ri. Do të ketë rritje të kapaciteteve vendase prodhuese dhe humane”, tha Nufi.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi në Departamentin Amerikan të Shtetit, theksohet forcimi i partneritetit me SHBA-në

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia