Avancimi i reformave për kapitullin e mjedisit, Jaupaj e Dhuka takim me ministrin gjerman

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, së bashku me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka zhvilluan një takim me ministrin Federal të Gjermanisë për Mjedisin, Carsten Schneider.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, së bashku me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka zhvilluan një takim me ministrin Federal të Gjermanisë për Mjedisin, Carsten Schneider.

Gjatë takimit u prezantua avancimi i Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Evropian me fokus të veçantë në Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, një nga kapitujt më sfidues dhe kyç për procesin e integrimit, i drejtuar nga Ministria e Mjedisit.

Ministri gjerman shprehu mbështetjen e plotë të Gjermanisë për rrugën evropiane të Shqipërisë duke konfirmuar edhe një herë partneritetin e fortë në avancimin e reformave dhe arritjen e standardeve të BE-së.

Politika e mjedisit e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Ajo bazohet në masat parandaluese, në parimin “ndotësi paguan”, duke luftuar dëmtimin e mjedisit në burim, në përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së.

Acquis përfshin mbi 200 akte kryesore ligjore që mbulojnë legjislacionin horizontal, cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rreziqeve, kimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ), zhurmën dhe pylltarinë.

Marrë nga ATSH

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…