Koçiu: Shqipëria, progres konkret me reformat kundër pastrimit të parave

Shqipëria mirëpriti gjatë dy javëve të fundit misionin vlerësues të MONEYVAL, kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.


Shqipëria mirëpriti gjatë dy javëve të fundit misionin vlerësues të MONEYVAL, kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Përmes një videomesazhi, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu e cilësoi këtë një moment kyç për të dëshmuar progresin konkret dhe drejtimin e duhur të reformave.

Koçiu theksoi se dalja nga lista gri e FATF për pastrimin e parave dhe përmirësimi i vazhdueshëm i treguesve financiarë dhe ekonomikë tregojnë qartë progresin e Shqipërisë duke forcuar pozicionin tonë si një partner strategjik dhe i besueshëm ndërkombëtar.

Zv/kryeministrja kujtoi se në vitin 2023, Shqipëria doli nga lista gri e vendeve me problematika në pastrimin e parave, një arritje e rëndësishme sidomos në një kohë kur edhe vende të tjera, përfshirë ato në Europë, mbeten ende pjesë e saj.

Sipas Koçiut, formalizimi i ekonomisë dhe avancimi i qeverisë në luftën kundër pastrimit të parave është përkthyer tashmë në më shumë besim dhe investime brenda sistemit bankar.

Një tjetër prioritet, sipas saj, “është edhe ulja e përdorimit të keshit dhe kalimi drejt një ekonomie digjitale dhe të gjurmueshme, duke ndërtuar një sistem financiar më të fortë, më transparent dhe plotësisht në përputhje me standardet europiane”.

Në këtë drejtim, Koçiu informoi se vetëm në fillim të këtij viti ka 30% më shumë transaksione online dhe 25% rritje të transaksioneve në euro.

“Gjatë vitit që lamë pas kemi 13% rritje të kreditimit të ekonomisë. Mbi 1,5 miliardë euro investime të huaja direkte, një rekord historik ky. Këta tregues flasin qartë: kapitali po qarkullon gjithnjë e më shumë brenda sistemit bankar në kanale të monitoruara dhe transparente. Paralelisht kemi trefishuar rastet e bllokimeve dhe sekuestrimeve të aseteve me origjinë të dyshimtë”, theksoi zv/kryeministrja.

Koçiu siguroi se qeveria shqiptare do të vijojë me vendosmëri reformat, duke ndërtuar një sistem financiar më të fortë, më transparent dhe plotësisht në përputhje me standardet europiane.

Ligji i miratuar forcon ndjeshëm mekanizmat për monitorimin dhe bllokimin në kohë reale të transaksioneve të dyshimta. Tani teknologjitë e reja dhe inteligjenca artificiale na japin mundësinë për të rritur edhe më tej efektivitetin e kësaj lufte”, tha Koçiu.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…