Balla: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla informoi se fokusi kryesor i diskutimeve në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar ishte ecuria e reformave dhe avancimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla informoi se fokusi kryesor i diskutimeve në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar ishte ecuria e reformave dhe avancimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Balla bëri të ditur se gjatë mbledhjes u raportua nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka, mbi progresin e negociatave me Bashkimin Europian, përfshirë kalendarin e reformave dhe masat që duhen ndërmarrë në këtë fazë vendimtare.

“Kemi përmbyllur disa orë të rëndësishme pune në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar. Ku u fokusuam me ecurinë e deritanishme të bashkëbisedimit për punët e Shqipërisë. E për të vijuar edhe për një pjesë të dimensionit të brendshëm të familjes tonë politike për sa i përket rienergjizimit të strukturave të Partisë Socialiste”, tha Balla.

Sipas tij, Shqipëria ka arritur piketa të rëndësishme dhe është në prag të kalimit në fazën e përmbylljes së kapitujve të negociatave.

“Jemi në një moment të rëndësishëm ndërkohë që piketa të ndërmjetme, pra themelet e Shqipërisë europiane janë gati për tu raportuar dhe për të marrë konfirmimin e Bashkimit Europian dhe për të shkuar më tej me fazën tjetër që është përmbyllja e kapitujve”, shtoi ai.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e mbledhjes, sipas Ballës, ishte adresimi i problematikave që deputetët ngrenë nga zonat e tyre zgjedhore, duke theksuar nevojën për koordinim më të fortë me ministritë përkatëse.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që çdo problem që vjen nga zonat zgjedhore në të 12 qarqet e vendit, të adresohet në komunikimin me ministrat.

Në përfundim, ai u ndal edhe te rëndësia e “Majit të Europës” dhe 35-vjetorit të Partisë Socialiste, duke nënvizuar se vitet 2026–2027 janë kyçe për përmbylljen e marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nuk kemi qenë kurrë më afër Europës, Bashkimit Europian sesa jemi sot, dhe na duhet që në këto muaj 2026 dhe 2027 të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe më pas bëhemi gati për ratifikimin dhe ditën kur do të ngremë flamurin kuqezi në oborrin e Brukselit”, tha Balla.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…