Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime me përfaqësues institucionalë dhe komunitetin shqiptar.


Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime me përfaqësues institucionalë dhe komunitetin shqiptar.

Gjatë vizitës, Begaj u takua me zëvendësguvernatoren e Massachusetts, Maura Healey, kryetarë bashkish dhe përfaqësues të institucioneve vendore në zonat ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në këtë kuadër, kryetari i Bashkisë së Worcester-it, Joe Petty, i dorëzoi Presidentit Begaj Çelësin e Qytetit.

Presidenti vizitoi gjithashtu Katedralen “Shën Gjergji” në Boston, Bibliotekën e Fan Nolit dhe Kishën Ortodokse Shqiptare “Shën Maria”.

Në Qendrën Komunitare Shqiptare në Beverly, ai u prit nga kryetari i bashkisë së Beverly, Michael P. Cahill dhe qindra shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, në një takim që mori karakterin e një feste të vërtetë të diasporës.

Në fjalën e tij, Begaj vuri theksin te rëndësia historike e Bostonit për shqiptarët dhe roli i diasporës në formësimin e shtetit shqiptar.

“Bostoni për ne shqiptarët është një vend me kujtesë. Një vend ku historia jonë nuk është vetëm në libra, por në njerëz, në familje, në institucione dhe në komunitetin që ju e keni ndërtuar me punë dhe përkushtim”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ai shtoi se në këtë qytet janë hedhur themelet e rëndësishme për çështjen shqiptare dhe orientimin perëndimor të vendit.

“Këtu janë folur ide të hershme për shtetin, kombin dhe orientimin tonë perëndimor. Nga diaspora e hershme, nga koha e Fan Nolit, deri te familjet që kanë ardhur në vitet ’90, ky komunitet ka qenë gjithmonë një zë i fortë në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës”, vlerësoi Presidenti.

Duke folur për rrugëtimin e emigrantëve shqiptarë, Presidenti theksoi sakrificat dhe sukseset e tyre.

“Shumë prej jush e dini nga përvoja personale se çfarë do të thotë të largohesh nga vendi. Por ajo që është më e rëndësishme është se nuk e keni harruar kurrë prej nga vini. Keni ruajtur gjuhën, traditën dhe lidhjen me Shqipërinë dhe Kosovën,” u shpreh Begaj.

Ai nënvizoi se shqiptarët janë pjesë aktive e shoqërisë amerikane dhe një histori suksesi në shumë fusha.

Në përfundim, Begaj theksoi nevojën për një lidhje më të fortë mes shtetit dhe diasporës.

“Ne kemi kaluar shumë si komb dhe kemi një mundësi të re për të ndërtuar të ardhmen. Kjo nuk bëhet vetëm nga brenda vendit, por bashkë me ju. Ju nuk jeni larg Shqipërisë, jeni pjesë e saj”, deklaroi Presidenti.

Ai shtoi se kjo lidhje duhet të forcohet dhe të kthehet në bashkëpunim konkret në shërbim të zhvillimit të vendit.

“Le ta forcojmë këtë lidhje, me besim, respekt dhe vizion të përbashkët”, përfundoi Begaj.

Burimi ATSH

Hoxha: Diplomacia të kthejë marrëdhëniet politike në mundësi ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mbajti një bashkëbisedim në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik në Budapest,…

Global 360

Kurti takon Magyar: Hungaria është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Kosova, aq më e…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Diplomacia të kthejë marrëdhëniet politike në mundësi ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mbajti një bashkëbisedim në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik në Budapest,…