Rama: Dënoj me forcë sulmin e dhunshëm me armë në Washington D.C.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot tronditës, sulmin e dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington D.C. gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarët


Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot tronditës, sulmin e dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington D.C. gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarët.

Rama dënoi me forcë sulmin ndërsa u shpreh se “një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo”.

“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që Presidenti i SHBA-së dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë”, u shpreh Rama.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk pësoi lëndime, ndërsa drejtues të tjerë të lartë amerikanë u evakuuan nga darka vjetore e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në mbrëmjen e së shtunës, pas një kërcënimi me të shtëna arme.

Incidenti ndodhi jashtë sallës së banketit në hotelin “Washington Hilton”, ku presidenti dhe të ftuarit po prisnin të fillonin aktivitetin.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Kampusi i ri i universitetit të Durrësit qendër komunitare studentore në funksion 24 orë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e pesë projekteve finaliste të konkursit ndërkombëtar për kampusin e ri universitar…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kampusi i ri i universitetit të Durrësit qendër komunitare studentore në funksion 24 orë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e pesë projekteve finaliste të konkursit ndërkombëtar për kampusin e ri universitar…