Rreth 25.3 miliardë lekë TVSH të rimbursuara gjatë 2025-ës, 2,740 kërkesa të trajtuara

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve trajtoi gjatë vitit 2025 mbi 2,700 kërkesa për rimbursim të TVSH-së, me një vlerë totale prej 45.4 miliardë lekësh, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2024.


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve trajtoi gjatë vitit 2025 mbi 2,700 kërkesa për rimbursim të TVSH-së, me një vlerë totale prej 45.4 miliardë lekësh, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2024.

Sipas raportit vjetor, nga totali i kërkesave të regjistruara, 1,659 kërkesa janë pranuar, me një vlerë prej 27.5 miliardë lekësh, ndërsa 1,081 kërkesa me vlerë 17.9 miliardë lekë nuk janë pranuar për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore.

Nga kërkesat e pranuara, 110 kërkesa me vlerë 853 milionë lekë janë paraqitur nga eksportues të klasifikuar me risk zero, të cilat sipas ligjit rimbursohen automatikisht brenda 30 ditëve.

Gjithashtu, 845 kërkesa me vlerë 8.4 miliardë lekë janë paraqitur nga eksportues të tjerë, ndërsa 704 kërkesa me vlerë 18.2 miliardë lekë janë paraqitur nga tatimpagues jo-eksportues, për të cilët afati i rimbursimit është deri në 60 ditë.

Sipas rajoneve, vlera më e lartë e rimbursimeve është realizuar nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, me mbi 15.6 miliardë lekë, e ndjekur nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë me rreth 4.3 miliardë lekë dhe Durrësi me rreth 1.6 miliardë lekë.

Koha mesatare e procesimit të kërkesave për rimbursim gjatë vitit 2025 ishte 31 ditë, e njëjtë me vitin 2024.

Rreth 56% e kërkesave janë procesuar brenda 30 ditëve, ndërsa 43% brenda afatit 60-ditor. Vetëm 1% e kërkesave janë trajtuar mbi 120 ditë, kryesisht për shkak të detyrimeve të papaguara të sigurimeve shoqërore nga tatimpaguesit.

Administrata tatimore vijoi gjithashtu përmirësimin e platformës dixhitale të rimbursimit, e cila mundëson trajtimin e kërkesave sipas radhës, gjurmimin në kohë reale të tyre dhe llogaritjen automatike të kamatëvonesave për rastet e vonesave në pagesa.

Rimbursimi i TVSH-së vijon të realizohet edhe në kuadër të projekteve të financuara nga marrëveshje financiare të ratifikuara nga Kuvendi dhe nga grantet ndërkombëtare, sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin përkatës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: 33 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, mbështetje 100% përmes Skemës Kombëtare

Deri më sot në Shqipëri janë krijuar 33 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, një model që synon të forcojë bashkëpunimin mes…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: 33 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, mbështetje 100% përmes Skemës Kombëtare

Deri më sot në Shqipëri janë krijuar 33 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, një model që synon të forcojë bashkëpunimin mes…