Ibrahimaj: Shqipëria, hap drejt inovacionit kuantik në Ballkan

Shqipëria po forcon pozicionin e saj në fushën e teknologjive të avancuara përmes nismave që synojnë zhvillimin e teknologjive kuantike në rajon dhe krijimin e bashkëpunimeve afatgjata ndërkombëtare.


Shqipëria po forcon pozicionin e saj në fushën e teknologjive të avancuara përmes nismave që synojnë zhvillimin e teknologjive kuantike në rajon dhe krijimin e bashkëpunimeve afatgjata ndërkombëtare.

Instituti për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunim (IASC) ka sjellë në Tiranë platformën globale “Quantum Balkan Initiative”, me synim nxitjen e zhvillimit të teknologjisë dhe inovacionit në Ballkan përmes bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe dialogut strategjik, duke krijuar një kuadër të koordinuar për sisteme teknologjike të së ardhmes.

Kjo iniciativë ndërkombëtare, pjesë e “World Changers Summit” të zhvilluar në Tiranë, mblodhi ekspertë, kërkues, artistë dhe personalitete të fushave të ndryshme, me qëllim shkëmbimin e ideve dhe qasjeve të reja që ndikojnë si në shkencë, ashtu edhe në sektorë të tjerë krijues.

“Quantum Balkan Initiative 2026” fton organizatat të angazhohen si partnerë në formësimin e zhvillimit të teknologjive në zhvillim në Evropën Juglindore, duke ofruar një platformë të strukturuar për bashkëpunim ndërkombëtar dhe institucional.

E mbështetur nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit iniciativa u prezantua në një takim të zhvilluar në Tiranë, ku ishte e pranishme edhe ministrja Delina Ibrahimaj.

Ajo u shpreh se e mbështet me kënaqësi këtë nismë, e cila synon zhvillimin e teknologjive kuantike në Ballkan, duke bashkuar ekspertë ndërkombëtarë, kërkues shkencorë dhe aktorë të ekosistemit të inovacionit.

Sipas saj, kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt realizimit të projekteve konkrete dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së avancuar, duke e pozicionuar Shqipërinë më pranë zhvillimeve më të fundit shkencore në nivel global.

Gjatë konferencës u theksua gjithashtu rëndësia e kësaj platforme në afrimin e Ballkanit me zhvillimet më të avancuara teknologjike dhe në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit mes profesionistëve dhe institucioneve të rajonit dhe më gjerë.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…