Balla në Prezë: Turizmi, shtyllë kryesore e ekonomisë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e bashkisë së Vorës, Blerim Shera, zhvilluan një takim me banorë të zonës së Prezës në kuadër të nismës “Punët e Shqipërisë”.

Gjatë bashkëbisedimit, në fokus ishin zhvillimet ekonomike në vend, rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe politikat mbështetëse për shtresat në nevojë.

Balla u shpreh se, ekonomia shqiptare po ndjek një trend rritjeje të qëndrueshme.

Duke u ndalur te turizmi, ai e cilësoi këtë sektor si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, duke theksuar rritjen e numrit të vizitorëve dhe të ardhurave.

Sipas tij, Shqipëria ka arritur në 12,5 milionë turistë dhe rreth 5,7 miliardë euro të ardhura nga ky sektor.

Në vijim, Balla u ndal te mbështetja për zhvillimin lokal, duke veçuar iniciativën “Paketa e Maleve” dhe rolin e bashkisë në mbështetjen e qytetarëve që duan të investojnë dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre.

Në përmbyllje, ai ritheksoi perspektivën europiane të vendit, duke deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Europian është një objektiv i arritshëm brenda kësaj dekade, me synimin që deri në vitin 2030 Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia