AMF nis konsultimet për ligjin e ri të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) zhvilloi një takim konsultues me përfaqësues të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) zhvilloi një takim konsultues me përfaqësues të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, në kuadër të prezantimit të draftligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Gjatë takimit, nëndrejtore e AMF-së, Merita Gurabardhi e shoqëruar nga ekipi i ngarkuar për hartimin e projektligjit, theksoi se iniciativa ka për qëllim përafrimin e plotë të kuadrit ligjor vendas me direktivën e Bashkimit Evropian “Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta nga mjeti motorik”, si dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorit.

“Ky projektligj synon krijimin e një baze ligjore më të qartë, të plotë dhe të zbatueshme për tregun e sigurimit të detyrueshëm në sektorin motorik, duke sjellë transparencë dhe rritje të besueshmërisë për qytetarët dhe bizneset”, tha Znj. Gurabardhi.

Shoqata e Siguruesve vlerësoi rëndësinë e këtij procesi konsultues dhe shprehu gatishmërinë për të marrë pjesë aktivisht në vijimin e diskutimeve, duke paraqitur komentet dhe qëndrimet e tyre mbi projektligjin.

Përfaqësuesit e siguruesve nënvizuan se harmonizimi i kuadrit ligjor shqiptar me standardet evropiane do të krijojë një treg më të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për kompanitë dhe konsumatorët.

Palët ranë dakord që takimet teknike do të vijojnë gjatë muajit maj, me qëllim thellimin e diskutimeve mbi çështjet e evidentuara dhe adresimin e aspekteve teknike e rregullatore që kërkojnë harmonizim të mëtejshëm.

Ky proces konsultimi do t’i paraprijë fazës së konsultimit publik, si edhe procedurave të mëtejshme institucionale për miratimin e projektligjit, duke siguruar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës për të gjithë aktorët e tregut.

Burimi ATSH

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei