Shqipëria, vend i sigurt për të udhëtuar vetëm

Indeksi i Sigurisë së Udhëtimit për vitin 2026 rendit mbi 100 vende të botës, duke i vlerësuar ato sipas nivelit të sigurisë për udhëtarët e pavarur.


Indeksi i Sigurisë së Udhëtimit për vitin 2026 rendit mbi 100 vende të botës, duke i vlerësuar ato sipas nivelit të sigurisë për udhëtarët e pavarur.

Në këtë indeks Shqipëria pozicionohet në vendin e 53-të nga 163 vende të marra në analizë, duke u konsideruar si një destinacion me nivel të ulët rreziku për udhëtarët.

Edhe në kontekstin rajonal, vendi ynë paraqitet pozitivisht, si një ndër destinacionet më të sigurta. Në rajon, Mali i Zi renditet i pari, i ndjekur nga Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia dhe Bosnje Hercegovina pozicionohen në fund të listës rajonale përsa i përket sigurisë.

Ky indeks është veçanërisht i dobishëm për profile të ndryshme udhëtarëshdhe kryeshisht për personat që udhëtojnë vetëm: qoftë një nomad dixhital që vendoset për disa muaj në Lisbonë, një vizitor për herë të parë që eksploron Islandën, apo edhe udhëtarë me përvojë që lëvizin vazhdimisht midis qyteteve në kontinentin afrikan.

Për të ndërtuar këtë renditje, indeksi merr në shqyrtim një sërë faktorësh thelbësorë dhe i kombinon ato në një panoramë të vetme.

Ndër këta faktorë përfshihen nivelet e krimit dhe statistikat e sigurisë, treguesit që lidhen me sigurinë e grave dhe barazinë gjinore, stabiliteti politik i vendeve, rreziku nga fatkeqësitë natyrore, si dhe cilësia e infrastrukturës së udhëtimit dhe turizmit. Kjo qasje gjithëpërfshirëse synon të japë një vlerësim sa më realist për përvojën e një udhëtari në terren.

Në krye të renditjes globale qëndrojnë vendet me standardet më të larta të sigurisë për udhëtarët, veçanërisht për ata që udhëtojnë vetëm. Islanda, Irlanda dhe Zelanda e Re rezultojnë si vendet më të sigurta në botë. Pas tyre vijnë shtete të tjera të zhvilluara si Austria, Zvicra dhe Singapori, të cilat gjithashtu ofrojnë standarde shumë të larta sigurie dhe infrastrukture.

Nga ana tjetër, indeksi evidenton edhe vendet që paraqesin rrezik më të lartë për udhëtarët. Këto janë kryesisht zona të prekura nga konflikte të hapura apo tensione të vazhdueshme, si në Lindjen e Mesme apo në territorin e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Gjithashtu, në fund të listës renditen disa vende të tjera që për arsye të ndryshme sigurie konsiderohen më pak të përshtatshme për udhëtime të pavarura, përfshirë Turqinë dhe ishujt Fiji.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.