Ambasadori Cremades viziton Universitetin e Gjirokastrës

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një vizitë në qytetin e Gjirokastrës, me ftesë të Rektorit të Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Jaho Cana


Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një vizitë në qytetin e Gjirokastrës, me ftesë të Rektorit të Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Jaho Cana, me rastin e javës së programit Erasmus+, ku morën pjesë 22 profesorë nga Valencia dhe provincat e saj.

Gjatë takimit, Ambasadori falënderoi rektorin për mikpritjen e ngrohtë dhe rikonfirmoi angazhimin e Spanjës për të vijuar nxitjen e shkëmbimeve akademike midis profesorëve dhe studentëve të të dy vendeve, si dhe për të promovuar projekte të reja që forcojnë lidhjet ndërmjet shoqërive tona.

Në kuadër të vizitës, Ambasadori pati një bashkëbisedim me profesorë spanjollë dhe shqiptarë, si dhe me studentë 🇪🇸 të programit Erasmus+ nga degë të ndryshme, të cilët ndanë përvojat e tyre akademike dhe personale në Gjirokastër dhe në Shqipëri.

Gjithashtu, Ambasadori Cremades u takua me Nënkryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës, Kristina Gusho, si dhe me Drejtoreshën e Qendrës UNED Gjirokastër, Alesia Llapaj, duke rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për bashkëpunimin arsimor dhe kulturor.
🇪🇸🤝🇦🇱

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…