Hoxha me përfaqësues të biznesit grek: Shqipëria, treg i hapur për investime

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të Unionit të Biznesmenëve Grekë në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, duke vënë në fokus diplomacinë ekonomike dhe potencialin e Shqipërisë për investime të huaja.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të Unionit të Biznesmenëve Grekë në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, duke vënë në fokus diplomacinë ekonomike dhe potencialin e Shqipërisë për investime të huaja.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha theksoi se Shqipëria ofron një treg të hapur dhe një ekonomi gjithnjë e më dinamike dhe miqësore ndaj investitorëve të huaj, duke nënvizuar mundësitë dhe garancitë që ofron vendi për biznesin ndërkombëtar.

Hoxha theksoi se, marrëdhëniet në tërësi, përfshirë ato ekonomike dhe tregtare, mes Shqipërisë dhe Greqisë vijojnë të forcohen mbi baza të qëndrueshme bashkëpunimi dhe përfitimi të ndërsjellë.

“Greqia renditet sot si partneri i tretë tregtar i Shqipërisë dhe një treg gjithnjë e më i rëndësishëm për eksportet shqiptare, siç dëshmohet nga rritja e vazhdueshme e shkëmbimeve tregtare gjatë vitit 2025 dhe muajve të parë të vitit 2026”, shkroi Hoxha.

Ministri nënvizoi se, investimet greke janë po ashtu në një trend rritës, duke reflektuar interesin në zgjerim për tregun shqiptar, veçanërisht në sektorë kyç të ekonomisë dhe punësimit, ku operojnë sot mbi 800 ndërmarrje greke.

Megjithatë, shtoi Hoxha, “potenciali mbetet edhe më i madh dhe mundësitë janë të shumta, përfshirë në perspektivën e Shqipërisë 2030, çka kërkon një angazhim të shtuar, praktik dhe inovativ për më shumë kontakte dhe rrjetëzim”.

Hoxha shtoi se, komuniteti shqiptar në Greqi vijon të jetë një urë e fortë lidhëse ekonomike mes dy vendeve dhe një faktor i rëndësishëm në konsolidimin e mëtejshëm të një partneriteti strategjik afatgjatë, me përfitime të ndërsjellta.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…