Hoxha: Deklarata e Delfit duhet të ndihmojë në kthimin e premtimit për zgjerimin e BE në realitet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, publikoi sot deklaratën e Delfit, e firmosur nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që u takuan në Greqi, një vijimësi e Deklaratës së Selanikut të vitit 2003.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, publikoi sot deklaratën e Delfit, e firmosur nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që u takuan në Greqi, një vijimësi e Deklaratës së Selanikut të vitit 2003.

Hoxha theksoi se “deklarata e Selanikut bëri një premtim dhe krijoi shpresë”.

“Më shumë se dy dekada më vonë, ky premtim ende nuk është jetësuar plotësisht, por nuk ka qenë i kotë. Roli qendror që zgjerimi zë sot në agjendën e Bashkimit Evropian është një dëshmi e qartë e rëndësisë së tij të qëndrueshme dhe strategjike”, nënvizoi Hoxha.

Sipas ministrit, deklarata e Delfit e 22 prillit 2026 duhet tani të ndihmojë në kthimin e këtij premtimi në realitet.

“Ritmi i përshpejtuar i negociatave për disa vende kandidate, përfshirë Shqipërinë, së bashku me angazhimin e ripërtërirë politik në të gjithë BE-në, janë tregues të fortë se Bashkimi Evropian po shkon drejt pranimit të anëtarëve të rinj deri në vitin 2030”, shkruan Hoxha.

Hoxha tha se Shqipëria mbetet plotësisht dhe vendosmërisht e angazhuar për të qenë pjesë e këtij ndryshimi historik.

Në deklaratën e Delfit, u bë thirrje për një angazhim të ripërtërirë ndaj procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, bazuar në reforma të besueshme, kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe qasje të bazuar në merita, duke siguruar që çdo partner të përparojë në përputhje me meritat e veta në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

Gjithashtu u ripohua angazhimi i gjashtë shteteve ndaj bashkëpunimit rajonal gjithëpërfshirës, pajtimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si parakushte për anëtarësimin në BE dhe si elemente kyçe në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët europiane.

“Ne shprehim vendosmërinë tonë, në frymën dhe qëllimet e Agjendës së Selanikut, të çojmë aktivisht përpara rrugën e anëtarësimit të të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe të arrijmë rezultate konkrete gjatë presidencës greke të Këshillit të BE-së. Në muajt që paraprin presidencën greke, synimi ynë i përbashkët është të vendosim gurë të rinj themeli drejt afrimit dhe integrimit europian të Ballkanit Perëndimor”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e Delfit.

Burimi ATSH

Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s

Ceremonia u zhvillua në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, në prani të zëvendësadministratorit të NASA-s, Matt Anderson, dhe zëvendësndihmëssekretarit…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s

Ceremonia u zhvillua në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, në prani të zëvendësadministratorit të NASA-s, Matt Anderson, dhe zëvendësndihmëssekretarit…