Rama: Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që çështja e detit të zgjidhet në Strasburg

Në Forumin Ekonomik të Delfit, kreyministri Edi Rama u pyet nga kryeredaktori i gazetës Kathimerini, Alexis Papahelas lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë.


Në Forumin Ekonomik të Delfit, kreyministri Edi Rama u pyet nga kryeredaktori i gazetës Kathimerini, Alexis Papahelas lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë.

“Ka një diskutim midis dy vendeve për zonat ekskluzive ekonomike, ka pasur një marrëveshje midis dy vendeve, keni qenë kundër kur ishit në opozitë, pastaj në 2020 thatë që ishit gati të negocionit me Greqinë dhe ta çoni në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, a po ndodh gjë në këtë front?”, iu drejtua Papahelas kryeministrit Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se e vërteta ka më shumë nuanca.

“Nuk ishte që unë isha kundër kësaj, por pasi marrëveshja u bë publike, një personalitet i ushtrisë doli me një artikull të plotë të mbushur përplot me kritika dhe kjo e ndezi mjedisin, nuk ndodh vetëm këtu që ka një reagim të menjëhershëm”, shpjegoi Kryeministri.

“Në atë kohë ne ishim në opozitë dhe thashë dëgjoni; kjo mund të duket si një dhuratë e shkëlqyer që mund ta marrim të shkojmë parlament dhe në protesta dhe ta quanim tradhti. Por nuk është kjo që do të bëjmë sepse nuk jemi kjo lloj partie. Por në të njëjtën kohë nuk mund të rrimë duarkryq ndaj do ta çojmë në Kushtetuese dhe i takon asaj të vendosë. Pra e nxorëm nga kjo fusha e futbollit midis partive dhe tifozëve dhe e çuam atje. Kështu funksionoi. Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…