Rama: Shqipëria histori mikpritjeje, muxhahedinët iranianë i pritëm për arsye humanitare

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit (DEF XI), zhvilloi një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini.


Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit (DEF XI), zhvilloi një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini.

Kreu i qeverisë u pyet në lidhje me strehimin e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri. Rama theksoi se Shqipëria ka një histori të gjatë të mbrojtjes së të huajve në situata të vështira, duke përmendur si shembuj pritjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbrojtjen e ushtarëve italianë pas kapitullimit të Italisë si dhe strehimin e afganëve.

Sa i përket muxhahedinëve iranianë, Rama u shpreh se vendimi për t’i strehuar në Shqipëri erdhi pas një kërkese për arsye humanitare, duke theksuar se ata ndodheshin në rrezik në Irak. Sipas tij, Shqipëria pranoi t’i strehojë për t’u shpëtuar jetën.

“Kemi një histori mikpritjeje që duam ta ruajmë dhe ta ushqejmë siç mund ta dini Shqipëria është i vetmi vend në Evropë dhe për këtë jemi unik që i dha fund Luftës së Dytë Botërore me më shumë hebrenj seç ishin para se të niste kjo luftë. Nuk ka shifra të dhëna për asnjë hebre dorëzuar nazistëve. Ne kemi mbrojtur dhe 25 mijë italianë pjesë e ushtrisë pushtuese kur Italia kapitulloi, pra i mbrojtëm nga nazistët. Pritëm afganët pasi ndodhi ai largim nga Kabuli në një mënyrë si ta quajmë të turpshme. Ne hapëm dyert për disa mijëra afganë që askush në Evropë nuk i donte”, tha Rama.

“Sa për iranianët na u kërkua të merrnim në konsideratë, t’i sillnim aty jo për ta përdorur Shqipërinë si platformë për opozitën politike, por për arsye humanitare sepse ndodheshin në kampin “Liria” në Irak dhe sulmoheshin gjatë gjithë kohës nga vrasësit e Teheranit. Dhe thamë po mund të vini, i kemi aty prej disa vitesh dhe po u kemi shpëtuar jetën. Mendoj se do të kenë një konsideratë për ta futur Shqipërinë në parajsë nëse rrëfejmë të gjitha këto histori kur kemi shpëtuar jetë. Është një farë mënyrë për të menduar se në një farë soj mund t’i shpëtojmë ferrit”, tha Rama.

Rama gjithashtu tha se Shqipëria i tha “po” Italisë për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve, por nuk do të vepronte njëlloj me raste të tjera të ngjashme në Evropë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…