Rama: Arritëm të pavarësojmë gjyqësorin, arritja e një jete

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka të dhëna të qarta që shqiptarët po kthehen në vendin e tyre.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka të dhëna të qarta që shqiptarët po kthehen në vendin e tyre.

Gjatë bisedës me kryeredaktorin e gazetës Kathimerini, Alexis Papahelas në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, Rama iu përgjigj pyetjes në lidhje me perspektivën evropiane të vendit duke e cilësuar paradoks që nga njëra anë ka zhvillim dhe nga ana tjetër janë 500 mijë shqiptarë të larguar nga vendi.

“Gjysmë milioni nuk është shifër e saktë, por po shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe mendoj që është gjëja më normale për një vend, i cili ka kaluar 50 vjet izolimi të plotë. Për njerëz që kanë qenë gjithnjë të pritur të emigrojnë dhe të kërkojnë një jetë më të mirë por nga ana tjetër mendoj që ka të dhëna të qarta që shqiptarët po kështu po kthehen”, theksoi Rama duke shtuar se hendeku po ngushtohet dhe duhet vazhduar të bëhet më shumë.

Por, vijoi kryeministri Rama, sa për t’iu dhënë një shifër kur mora detyrën PBB jonë ishte më pak se 10 miliardë euro, ndërsa aktualisht është 27 miliardë euro.

“Pra kemi bërë mjaft, numëronim më parë 2 milionë turistë, ndërkohë që vitin e kaluar u rritëm në 12 milionë turistë. Kishim 300-400 milionë investime të huaja të drejtpërdrejta, ndërkohë që vitin e kaluar arritëm në 1.6 miliardë. Këto janë shifra të rëndësishme për një vend si yni”, parashtroi Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek shifrat e katërmujorit të parë të vitit.

“Kemi rreth 330 milionë euro më shumë të ardhura krahasuar me vitin e kaluar dhe rreth 100 milionë euro mbi vlerën e planifikuar dhe nuk është vetëm rritje, por është edhe ngushtimi i hapësirës së ekonomisë informale, sepse kemi futur në veprim edhe inteligjencën artificiale, gjurmimin digjital e kështu me radhë”, nënvizoi Rama.

Kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, vijoi Rama, sigurisht që kemi probleme dhe po bëjmë gjithçka mundemi që të përmirësohemi sa më mirë.

“Një gazetar nga “Il Politico” më pyeti “Do ta mbyllni punën me shtetin e së drejtës brenda 2027?”. I thashë, në qoftë se synon të jesh anëtar i BE duhet të kuptosh që kurrë nuk mbaron punë me shtetin e së drejtës, është një moto e përjetshme. Po përmirësohemi patjetër, por nuk ka një gjë të tillë si të mbyllet”, tha Rama.

Pyetjes së Papahelas se ka kritika që krimi i organizuar është një faktor në Shqipëri, Rama iu përgjigj se kjo është një kritikë në këndvështrimin e tij shpërpjestimore.

“Është e vështirë të pranosh një kritikë të tillë kur shkon përtej përmasave sidomos në media dhe që janë jashtë. Sepse kur shikon portin tonë dhe shikon Barcelonën apo Roterdamin përmasat dhe ajo çfarë qarkullon në këto porte është e jashtëzakonshme, por kjo nuk nënkupton që ne nuk kemi probleme. Kemi luftuar fort, kemi arritur shumë suksese sepse më së fundi ia kemi dalë më sukses në diçka që për ne është arritja e një jete t’i japim gjyqësorit pavarësinë e tij”, theksoi Rama.

“Pasja e një drejtësie të pavarur që është shumë e angazhuar kundër krimit të organizuar ka bërë ndryshimin”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei