Rama në Forumin e Delfit: Nuk kemi qenë kurrë më pranë Bashkimit Evropian

Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë pune treditore (21-23 prill) në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delfit (DEF XI). Gjatë një bisede me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini, Rama ndau këndvështrimin e tij mbi sfidat e Shqipërisë në këtë periudhë trazirash gjeopolitike.


Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë pune treditore (21-23 prill) në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delfit (DEF XI). Gjatë një bisede me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini, Rama ndau këndvështrimin e tij mbi sfidat e Shqipërisë në këtë periudhë trazirash gjeopolitike.

Ai u ndal edhe te roli i Shqipërisë në NATO, duke theksuar se vendet e vogla nuk janë përcaktuese në vendimmarrje.

“Kur je një vend i vogël sa Shqipëria, nga njëra anë duhet të përballosh detyrimet, por nga ana tjetër je edhe i relaksuar, sepse nuk mund të ndryshosh asgjë, kështu që çfarëdo që të vijë, le të vijë. Po, ne jemi anëtarë të NATO-s. Nuk është se ne vendosim diçka atje, por kur NATO bën diçka të mirë, si për shembull çlirimi i Kosovës, ne themi se kemi bërë diçka të shkëlqyer. Kur NATO bën diçka të keqe, si për shembull largimi nga Afganistani, ashtu siç u bë, ne themi se është faji i tyre. Sepse të mëdhenjtë marrin fajin, ndërsa të vegjlit mund të marrin edhe ndonjë meritë kur është për t’u marrë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u pyet gjithashtu edhe për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se rajoni ndodhet në një moment më të favorshëm për integrimin në BE. Rama tha se Ballkani Perëndimor nuk është i harruar, teksa vuri theksin tek rritja e vëmendjes nga Bashkimi Evropian dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

“Nuk mendoj se Ballkani Perëndimor është i harruar, kam ndjesinë se jemi në kohërat më të mira. Për të qenë shumë të qartë, për Ballkanin Perëndimor jemi në kohën më të mirë. Nuk kemi qenë kurrë më pranë Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian nuk ka qenë kurrë kaq i vetëdijshëm për rëndësinë tonë në gjithë gjeopeizazhin gjeopolitik. Kemi shumë vizibilitet në shumë mënyra”, shtoi Rama.

“Gjatë dekadës së fundit është bërë normale, por nuk ka qenë aspak normale që të flisnim dhe të bashkëpunonim me njëri-tjetrin. Dua të kujtoj se jemi ulur të gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në të njëjtën tryezë në vitin 2014, në Berlin. Jo, nuk jemi të harruar, jemi në kohën më të mirë që kemi jetuar”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…