Ndryshon rregullorja për të huajt, aplikim online dhe leje provizore brenda një dite pune

Qeveria shqiptare ka miratuar një paketë të gjerë ndryshimesh në rregulloren për të huajt, duke synuar uljen e burokracisë, rritjen e transparencës dhe përafrimin me standardet europiane në administrimin e migracionit dhe tregut të punës.


Qeveria shqiptare ka miratuar një paketë të gjerë ndryshimesh në rregulloren për të huajt, duke synuar uljen e burokracisë, rritjen e transparencës dhe përafrimin me standardet europiane në administrimin e migracionit dhe tregut të punës.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare sjell një qasje të re më të thjeshtëzuar dhe më funksionale për të huajt që hyjnë, qëndrojnë apo punojnë në Shqipëri.

Në thelb të reformës qëndron dixhitalizimi i procedurave, ku një pjesë e madhe e aplikimeve do të kryhen online përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Autoritetet përgjegjëse për kufirin dhe migracionin do të kenë afate më të shkurtra verifikimi, duke reduktuar ndjeshëm pritjet dhe pasiguritë për aplikantët.

Një risi e rëndësishme është pajisja e menjëhershme me leje provizore brenda një dite pune për çdo të huaj që aplikon për leje qëndrimi, duke i garantuar qëndrimin e ligjshëm deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Ndryshimet prekin edhe standardizimin e dokumentacionit.

Janë përcaktuar më qartë kriteret për fotografitë biometrike, ndërsa shtohet detyrimi për vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

Dokumentet financiare tashmë mund të dorëzohen në shqip ose anglisht dhe pranohet edhe ekuivalenti në euro për shumën minimale prej 300 mijë lekësh në vit për jetesë.

Në disa raste kërkohet gjithashtu paraqitja e biletës së udhëtimit vajtje-ardhje, si pjesë e dosjes së aplikimit.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar tregut të punës, ku vendimi parashikon rregulla më të qarta dhe procedura të dedikuara për kategori të caktuara, si punëtorët e shtëpisë.

Për këta të fundit, si edhe për kategori të tjera, kërkohet miratim punësimi online nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, ndërsa të huajt detyrohen të regjistrohen në sistemin e shërbimeve të punësimit brenda 10 ditëve nga pajisja me kartë biometrike.

Për profesionet e rregulluara, aplikantët duhet të provojnë kualifikimet përkatëse përmes diplomave, certifikatave apo dokumenteve të tjera profesionale.

Vendimi sjell lehtësira edhe për rinovimin e lejeve të qëndrimit dhe për rastet e bashkimit familjar.

Dokumentet nga vendi i origjinës nuk kërkohen më në çdo rinovim, ndërsa në mungesë të certifikatave të përditësuara, lejohet përdorimi i deklaratave noteriale të kryera në Shqipëri. Për të miturit, kërkohet miratim noterial nga të dy prindërit, duke forcuar sigurinë juridike në këto procedura.

Një risi e rëndësishme është edhe përcaktimi i qartë i procedurave për shtetasit e Bashkimit Europian që qëndrojnë në Shqipëri më shumë se tre muaj.

Ata do të pajisen me një certifikatë regjistrimi, e cila lëshohet pa tarifë dhe përmes aplikimit online, ndërsa familjarët e tyre që nuk janë shtetas të BE-së do të përfitojnë kartëqëndrim të posaçëm me procedura të përshpejtuara.

Ndryshimet synojnë të krijojnë një sistem më të qartë, më të shpejtë dhe më të besueshëm, duke rritur kontrollin institucional, por njëkohësisht duke lehtësuar ndjeshëm barrën administrative për individët dhe bizneset.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Samiti i IV i Diasporës, Rama: Diaspora nga histori largimi në forcë zhvillimi për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shënimet e javës” në Podkastin “FLASIM” u ndal te rëndësia e Samitit të IV të…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i IV i Diasporës, Rama: Diaspora nga histori largimi në forcë zhvillimi për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shënimet e javës” në Podkastin “FLASIM” u ndal te rëndësia e Samitit të IV të…