Samiti i Diasporës, Çela: Shqipëria destinacion autentik, rritje e interesit të turistëve

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela mori pjesë sot në Samitin e IV të Diasporës Shqiptare në panelin “Roli i diasporës në promovimin e Turizmit”, ku theksoi se “Shqipëria po përjeton sot një nga momentet më të rëndësishme të zhvillimit të saj turistik”.


Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela mori pjesë sot në Samitin e IV të Diasporës Shqiptare në panelin “Roli i diasporës në promovimin e Turizmit”, ku theksoi se “Shqipëria po përjeton sot një nga momentet më të rëndësishme të zhvillimit të saj turistik”.

Në fjalën saj, Çela tha se “gjatë 3-4 viteve të fundit është shtuar shumë numri i vizitorëve, por mbi të gjitha do të theksoja se është rritur shumë cilësia e mënyrës se si këta turistë po e përjetojnë sot Shqipërinë tonë turistike”.

“Nga një vend i panjohur sot vizitorët vijën në Shqipëri të kërkojnë autencitetin e saj, për të shijuar natyrën e bukur, e cila është akoma e paprekur, e pandotur, vijnë për të shijuar trashëgiminë kulturore, fizike dhe shpirtërore, gastronominë, një eksperiencë ndryshe”, shtoi ajo.

Duke u ndalur tek roli i promovimit, Çela tha se “është një moment kyç për të rrëfyer pikërisht këtë histori ndryshe të Shqipërisë si një destinacion turistik shumë autentik mesdhetar, por pse jo edhe global”.

AKT ka patur një rol kyç në promovimin e Shqipërisë turistike globalisht.

“AKT ka ndryshuar qajsen e saj të mënyrë së promovimit dhe marketimit duke lëvizur nga mënyra tradicionale që në fakt bazoheshin në një promovim informues në mënyra të tjera në ato më moderne që bazohen në rrëfimin, në eksperiencën dhe në ndërtimin e një identiteti shumë të veçantë dhe shumë të shquar, një identitet të veçantë të Shqipërisë, një identitet unik”, tha Çela.

Për drejtoreshën e AKT, sot fokusi i promovimit të Shqipërisë është krijimi i këtij identiteti autentik, që sipas saj “na bën të jemi ndryshe nga vendet e tjera sidomos nga vendet e tjera të rajonit”.

“Mënyra si ne e promovojmë Shqipërinë turistike globalisht është një paketë e integruar përmes promovimit, pjesëmarrjes fizike ne panairet më të rëndësishme, si në Panairin ITB Berlin, në Madrid, këtë vit kemi planifikuar të marrim pjesë edhe në panairin e Londrës”, nënvizoi Çela.

Por, shtoi ajo, promovimi fizikisht ecën paralelisht me atë digjital.

“Shqipëria ka pësuar një zhvillim fizik të turizmit të madh dhe rol kyç në këtë ndryshim kanë dhënë zhvillimet shumë të rëndësishme në infrastrukturë sidomos në zonën bregdetare. Në të gjithë rivierën tonë janë zhvilluar një rrjet i madh hotelesh dhe resortesh. Por jo vetëm në rivierë, por edhe në veri të vendit dhe në Shqipërinë e mesme”, theksoi Çela.

Drejtoresha e AKT-së bëri të ditur se “është rritur edhe interesi i investitorëve të huaj, kemi 17 brande ndërkombëtare shumë të rëndësishme, të gjitha këto ndryshime ne menduam që ti tregonim në kohë reale, në mënyrë digjitale që ato të shpërndahen globalisht dhe të hyjnë në komunikim me të gjithë turistët pse jo dhe investitorët e mundshëm që do vijnë ta shikojnë Shqipërinë si një vend ku mund të investohet”.

Çela u ndal edhe tek aplikacioni TEA, duke theksuar se “TEA është kthyer në guidën digjitale të Shqipërisë turistike, është një koncentrat dinamik i gjithë ofertës që ka tashme vendi ynë. E nisëm si një ide vizionare të kryeministrit Rama për të promovuar Shqipërinë, përmes trashëgimisë eventeve të kulturës dhe sportit”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin pediatrik, Spahiu: Asnjë familje nuk duhet ta përballojë këtë rrugëtim pa mbështetje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ndau në rrjetet sociale një mesazh në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin pediatrik, Spahiu: Asnjë familje nuk duhet ta përballojë këtë rrugëtim pa mbështetje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ndau në rrjetet sociale një mesazh në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit…