Rexhepi: Diaspora forcë kombëtare, Lugina e Preshevës përballet me sfida të rënda institucionale

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, deklaroi në Samitin IV të Diasporës se diaspora shqiptare përbën një “forcë jetike kombëtare”, ndërsa ngriti shqetësime serioze për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.


Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, deklaroi në Samitin IV të Diasporës se diaspora shqiptare përbën një “forcë jetike kombëtare”, ndërsa ngriti shqetësime serioze për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në fjalën e tij në panelin “Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: nga vota te përfaqësimi institucional”, Rexhepi theksoi se diaspora luan rol të shumëfishtë në ruajtjen e identitetit kombëtar, zhvillimin ekonomik dhe përfaqësimin ndërkombëtar të shqiptarëve.

“Diaspora është pjesë jetike e kombit tonë. Ajo ruan identitetin, gjuhën dhe lidhjet me atdheun edhe larg kufijve. Është forcë ekonomike, sociale dhe një urë lidhëse me botën”, u shpreh ai.

Rexhepi theksoi se për shqiptarët e Luginës së Preshevës diaspora ka edhe një dimension më të thellë, duke e cilësuar atë si mbështetje dhe shpresë për të ardhmen.

Sipas tij, shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen me sfida të shumta që lidhen me të drejtat themelore dhe përfaqësimin institucional.

Një nga çështjet kryesore të ngritura nga Rexhepi ishte pasivizimi i adresave, të cilin ai e cilësoi si një praktikë administrative që, sipas tij, po ndikon në zvogëlimin e pranisë së shqiptarëve në regjistrat shtetërorë.

“Pasivizimi i adresave po i privon shqiptarët nga të drejtat bazë, nga vota te prona dhe qasja në shërbime publike. Kjo është një çështje që kërkon trajtim urgjent institucional”, deklaroi ai.

Rexhepi ngriti gjithashtu shqetësimin për mosnjohjen e diplomave, duke e cilësuar këtë si një pengesë serioze për zhvillimin e të rinjve në Luginë.

“Një i ri që diplomohet përballet me realitet të padrejtë, sepse diploma e tij nuk njihet. Kjo nuk është çështje teknike, por një formë përjashtimi që prek të ardhmen e një brezi të tërë”, u shpreh ai.

Duke folur për situatën ekonomike, Rexhepi tha se papunësia dhe kushtet e vështira ekonomike po ndikojnë në shpërnguljen e vazhdueshme të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

Ai ngriti gjithashtu çështjen e marrëveshjeve të nënshkruara mes përfaqësuesve shqiptarë dhe institucioneve të Serbisë, duke theksuar se ato nuk janë zbatuar në praktikë.

“Nuk është zbatuar asnjë nga marrëveshjet e nënshkruara, pavarësisht pranisë së faktorit ndërkombëtar. Kjo ka bllokuar mbështetjen për bujqësinë dhe arsimin”, theksoi Rexhepi.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ai bëri thirrje për angazhim më të madh të diasporës dhe institucioneve shqiptare në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në rajon.

“Mbajeni në zemër Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun në çdo vendimmarrje. Por duhet të jemi të qartë: ruajtja e identitetit nuk zëvendëson garantimin e të drejtave të njeriut. Prandaj kërkojmë ndalimin e pasivizimit të adresave, njohje të diplomave, mbështetje të barabartë ekonomike dhe zbatim të marrëveshjeve”, deklaroi Rexhepi.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë apel prindërve të kryejnë brenda 31 korrikut regjistrimin e fëmijëve që nisin…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë apel prindërve të kryejnë brenda 31 korrikut regjistrimin e fëmijëve që nisin…