Gashi: Duhet të ndërtojmë politika që ndalojnë largimin e të rinjve

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi tërhoqi sot vëmendjen për largimin e të rinjve nga vendi i tyre, ndërsa theksoi se në fokus të politikave të çdo vendi duhet të jetë gjetja e mekanizmave të duhur për ndalimin e këtij fenomeni.


Afrim Gashi tërhoqi sot vëmendjen për largimin e të rinjve nga vendi i tyre, ndërsa theksoi se në fokus të politikave të çdo vendi duhet të jetë gjetja e mekanizmave të duhur për ndalimin e këtij fenomeni.

Gjatë punimeve të Samitit IV të Diasporës në Tiranë, Gashi theksoi se qëllimi kryesor i politikave që duhet të ndërtojë çdo vend është të pengojë largimin e njerëzve.

“Kësaj ‘gjakderdhje’ demografike që po na ndodh viteve të fundit, kryesisht për arsye ekonomike, por edhe për arsye të mungesës së sundimit të ligjit, të zhvillimit demografik dhe të politikave arsimore, shëndetësore dhe kulturore duhet t’i gjejmë një zgjidhje”, tha ai.

Sipas tij, “nëse vazhdojnë këto trende, situata në vendet tona do të jetë alarmante”.

“Bëjmë shumë mirë që takohemi në një samit të tillë dhe në diskutimet tona apelojmë për dhe ngremë alarmin për gjendjen të cilën përjetojmë sot në shtetet tona. Problemi më i madh që mund të nënvizohet është kjo shpërngulje e njerëzve”, tha ai.

Sipas Gashit, gjatë viteve të fundit kemi kryesisht ikjen e të rinjve.

“Po ikin të rinjve më të mirë, studentët më të mirë, njerëzit që kanë performancat më të mira. Kjo është një humbje shumë e madhe për shoqëritë dhe shtetet tona ndaj mendoj se nëse duam ta bëjmë rilidhjen me ata njerëz, është e domosdoshme të fokusohemi urgjentisht në ndërtimin e politikave që do të ndalojnë këtë ‘gjakderdhje’ që po ndodh”, tha Gashi.

Sipas tij, “duhet patjetër të gjenden mekanizmat si të qëndrojnë njerëzit këtu dhe më pas të ndërtohen edhe politika që krijojnë kushte në vendet tona që të rinjtë të kthehen”.

“Një nga arsyet kryesore pse ikin të rinjtë është mungesa e shpresës. Me të gjitha turbulencat që na kanë ndodhur në vendet tona duke qenë të fokusuar në betejën politike, kemi harruar se çdo ditë po u dërgojmë mesazh të rinjve se në këtë vend nuk ka shpresë për ta, se partia është vendi i vetëm i avancimit të tyre”, shtoi ai.

Nëse kjo nuk ndalet, Gashi theksoi se “e ardhmja e shteteve dhe shoqërive tona nuk do të jetë e ndritur”.

Sundimi i ligjit, sipas tij, është arsyeja e parë pse të rinjtë braktisin vendin.

“Në disa prej vendeve tona ka përparim dhe avancim në këtë drejtim. Natyrisht që edhe Shqipëria është një prej vendeve që ka dëshmuar se ka në fokus sundimin e ligjit. Por nëse të rinjtë tanë vazhdojnë të ikin jashtë ky është indikatori më i mirë i dështimit të politikave tona. Nuk janë zgjedhjet indikatori më i mirë dhe mesazhi më i mirë që vjen prej popullit”, tha Gashi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Dy persona të padëshiruar në Shqipëri, Lamallari: Vendim për interesin kombëtar

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka shpallur persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Flavia Bakiu: «Le mie radici albanesi sono la fonte della mia ricerca artistica»

L’attrice italo-albanese si racconta a Radio Radicale: «Il teatro è memoria, identità e responsabilità civile»