Rama: Rritje e interesit për investime në turizëm, çmimet të udhëhiqen nga vizioni afatgjatë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Vlorë një bashkëbisedim me operatorët turistikë mbi sezonin turistik, rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për sipërmarrësit e turizmit dhe promovimin e Vlorës si një portë e rëndësishme e turizmit shqiptar në qendër të vëmendjes globale.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Vlorë një bashkëbisedim me operatorët turistikë mbi sezonin turistik, rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për sipërmarrësit e turizmit dhe promovimin e Vlorës si një portë e rëndësishme e turizmit shqiptar në qendër të vëmendjes globale.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se sezoni turistik bregdetar duhet të zgjatet edhe në vjeshtë, ndërsa nënvizoi se kërkesa për investime është e lartë dhe vijon në rritje.

“Shqipëria do të ketë mundësi të tërheqë më shumë vizitorë edhe jashtë sezonit, në vjeshtë, nëse do të jetë e përgatitur për këtë. Ne e shohim këtë edhe në aspektin e interesimit për investime, i cili në këto muaj ka shënuar rritje. Besoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë situatë”, tha ai.

Rama u bëri thirrje operatorëve turistikë të hartojnë një plan afatmesëm për ofertën e tyre, duke mos u fokusuar vetëm te fitimet afatshkurtra, por duke ndërtuar një vizion që u shërben edhe gjeneratave të ardhshme.

“Natyrisht, mund të flasim me orë të tëra për zhvillimet pozitive, por jemi këtu edhe për të folur për ato që nuk kanë ecur si duhet. Njerëzit vijnë me një ide të caktuar dhe, nëse këtu gjejnë arsye për të qenë të pakënaqur, jo vetëm që nuk kthehen më, por kjo mund të kthehet në bumerang”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar çmimeve, kryeministri tha se kjo çështje është zgjidhur prej kohësh.

“Pjesë e kësaj zgjedhjeje është fakti që çmimet nuk i vendos qeveria dhe se qeveritë nuk kanë asnjë instrument për t’i kontrolluar apo imponuar ato. Çmimet i vendos tregu. Në rastin e kësaj industrie, ato duhet t’i udhëheqë vizioni strategjik i investitorëve për fatin e investimeve të tyre.

Nëse po bëni investime masive dhe ambicioze, duke synuar struktura të një niveli më të lartë, duhet të keni parasysh se hoteleria kërkon investime të mëdha dhe kthim të ngadaltë. Duhet durim dhe një plan i qartë për të ardhmen e këtyre investimeve.

Në fund të ditës, kush vjen për turizëm apo hyn në një restorant, vendos vetë. Qëllimi është të lexojmë çfarë u ka ndodhur të tjerëve, nukështë diçka që e parashikojmë në hava. Në momentin kur befas janë gjendur përpara rezultati të hapjes dhe të transforimimit të një destinacion të kërkuar janë “dehur” dhe kanë vepruar si të “dehur”, duke ofruar shërbime të dobta dhe duke vendosur çmime të larta.

Dhe si rezultat i fluskit që ju është gjendur përpara kanë patur mëndjen e ngushtë, duke menduar që njerëzit 12 milionë apo 15 milionë do t’i kenë aty dhe kanë nisur të investojnë për më shumë, duke kërkuar të fitojnë më shumë në ato moment, por në fund i kanë ngelur në derë investimet sepse nuk i kanë ardhur më njerëzit.

“Nëse Vlora do të marri njollën e vendit që ti paguan më shumë se çfarë të ofrohet dhe ku ti paguan më shumë se çfarë mund të paguash duke shkuar në Greqi apo Kroaci e Turqu, ju i keni bërë gropën vetes. Po flas për gropën e investimeve. Është kaq e thjeshtë. Duhet një strategji afatgjatë, ose afatmesme të paktën, sesi juve do të merrni një fitim të arsyeshëm dhe jo fitim që realisht do të mund ta merrni në atë moment sepse mund tu kthehet në bumerang.

Ju e dini vetë, bëni si të doni, pasi qeveria nuk i vendos çmimet. Unë po ndaj disa të vërteta si dikush që e do këtë qytet. Dua që ajo që mbjellim sot, ta korrim jo vetëm për një sezon, por për gjenerata”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Kosova realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar, kush nuk e ka kuptuar jeton në kohë tjetër

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar ndaj nismave politike në Mal të Zi që synojnë…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Kosova realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar, kush nuk e ka kuptuar jeton në kohë tjetër

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar ndaj nismave politike në Mal të Zi që synojnë…