Rama: Opozita flet në Bruksel kundër vendit, negociatat vijojnë sipas kalendarit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në asnjë rast tjetër nuk ka ndodhur që gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Europian opozita të flasë kundër vendit të vetë në Bruksel.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në asnjë rast tjetër nuk ka ndodhur që gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Europian opozita të flasë kundër vendit të vetë në Bruksel.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Lushnjë, Rama ritheksoi se procesi i integrimit europian nuk është bllokuar, siç pretendohet nga opozita.

“U mbush gjithë hapësira e tenxhereve me deklarata se ‘u bllokuan negociatat, mbaroi kjo punë, humbëm trenin për në Europë, humbëm shansin, e dogjëm’. As nuk është penguar, as nuk është bllokuar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky proces po ecën sipas planit të dakordësuar me KE-në.

“Është një kalendar që na e ka vënë KE përpara. Ndërkohë ata gjatë fushatës thoshin se gënjeja për të marrë votat dhe tani thonë u prish kalendari. Negociatat vazhdojnë dhe prapë edhe për këtë fazë që do të mbyllet në vijim kur të mbyllet do të ndodhi si me Bordin e Paqes. Siç ka ndodhur gjithmonë, ‘gënje sa të mundesh dhe kë të mundësh’”, tha Rama.

Por kryeministri theksoi se “e rëndësishme është që mos të humbasim fokusin për shkak të gjithë këtyre zhurmave”.

“Të mos humbasim sensin e përgjegjësisë historike që kemi për ta bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Është hera e parë që fati ju buzëqesh shqiptarëve dhe Shqipërisë, sepse është hera e parë që të gjithë ‘të mëdhenjtë’ që na duan për të realizuar një ëndërr historike ne i kemi me vete dhe na duan me vete. E filluam nga fundi dhe tani jemi në pararojë të procesit, bashkë me Malin e Zi”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se të gjitha vendet e reja që kanë hyrë në BE kanë pasur luftëra të brendshme politike.

“Kush ndjek rajonin e di që Maqedonia, nuk ishte akoma e Veriut atëherë, ka qenë në luftë të madhe politike dhe në prag të luftës civile, por nuk ke bërë vaki të vijë opozita e Maqedonisë së Veriut në Bruksel dhe të mos lër gjë pa thënë për të bllokuar Maqedoninë. Mali i Zi ka probleme të harmonisë etnike, por nuk ka bërë vaki kjo, që opozita malazeze të shkojë në Bruksel të flasë më të zezat e mundshme”, shtoi Rama.

Këtë, sipas tij, e bën vetëm opozita këtu.

“I gënjen mendja se do të na mundin ne këtu, duke shkuar në Bruksel dhe duke lehur. I gënjen mendja se do na ulin ne e do ngremë veten. Sa më shumë ta bëjnë këtë gjë aq më shumë do zhyten”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…