Koçiu në shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër: Investime dhe paga më të larta për mësuesit

Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, ishte në shkollën e rindërtuar “Ndre Mjeda” në Shkodër, ku zhvilloi bashkëbisedim me mësuesit për prioritetet e përbashkëta në rritjen e cilësisë arsimore dhe për mbështetjen e Qeverisë Shqiptare përmes rritjes së pagave dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional.


Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, ishte në shkollën e rindërtuar “Ndre Mjeda” në Shkodër, ku zhvilloi bashkëbisedim me mësuesit për prioritetet e përbashkëta në rritjen e cilësisë arsimore dhe për mbështetjen e Qeverisë Shqiptare përmes rritjes së pagave dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional.

Në takimin ku ishte e pranishme dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, Koçiu vlerësoi punën për riindërtimin e shkollave për të sjellë infrastrukturë krejtësisht të transformuar, moderne, me kushte bashkëkohore që përputhen më së miri me standardet evropiane.

Koçiu falënderoi gjithashtu kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, për punën e bërë ndër vite në transformimin e qytetit, duke e cilësuar Shkodrën si një qytet me mikpritje të jashtëzakonshme.

Duke folur për mësuesit dhe nxënësit e shkollës, ajo vlerësoi punën e tyre në programin “Art e Zeje”.

“Na bëni të ndihemi krenarë për të gjitha këto përpjekje dhe projekte që zhvilloni çdo ditë së bashku me nxënësit dhe që i japin kuptim të gjitha politikave që ndërmarrim në nivel qeverie”, u shpreh Koçiu.

Duke e cilësuar arsimin si një nga shtyllat më strategjike, ajo theksoi se, “nuk mund të flasim për kapitalin njerëzor pa kthyer sytë nga arsimi dhe pa parë transformimin e jashtëzakonshëm që ka ndodhur gjatë këtyre viteve, pavarësisht sfidave të shumta dhe ndryshimeve strukturore që kanë kërkuar një punë të madhe”.

“Me vizionin e qeverisë shqiptare, kemi ndërhyrë në mënyrë të thellë dhe transformuese, jo vetëm në cilësinë e mësimdhënies dhe në infrastrukturën e shkollave, por mbi të gjitha në kapitalin njerëzor – mësuesit që punojnë çdo ditë me përkushtim për edukimin e fëmijëve tanë”, shtoi ajo.

Zëvendëskryeministrja nënvizoi edhe largimin e politikës nga arsimi.

“Sot kemi larguar politikën nga shkollat. Mësuesit përzgjidhen përmes platformës ‘Mësues për Shqipërinë’, një proces plotësisht transparent dhe meritokratik, që garanton mundësi punësimi mbi bazën e meritës dhe jo të njohjeve”, tha Koçiu.

Ajo foli edhe për rritjen e pagave në arsim, duke theksuar se “në vitin 2024 u realizua një nga reformat më të rëndësishme, duke e çuar pagën mesatare të mësuesve në rreth 950 euro dhe duke njohur vjetërsinë në punë përmes një formule motivuese që vlerëson përvojën dhe profesionalizmin”.

Koçiu theksoi se investimet në arsim dhe rritja e pagave janë të lidhura ngushtë me zhvillimin ekonomik.

“Sot kemi një ekonomi solide, që na lejon të realizojmë reforma, të investojmë në kopshte, shkolla dhe çerdhe, si dhe të rrisim pagat jo vetëm në arsim, por edhe në shëndetësi dhe administratë publike. Nga një ekonomi prej 10 miliardë eurosh, kemi arritur në 27 miliardë euro dhe synojmë të shkojmë në 35 miliardë euro deri në vitin 2030”, u shpreh ajo.

Duke u ndalur te siguria në shkolla, Koçiu e cilësoi atë si një prioritet kyç.

“Përmes projektit ‘Smart City’, që nis në qershor, do të pajisim shkollat me kamera inteligjente për të garantuar një mjedis më të sigurt dhe të monitoruar për nxënësit dhe më qetësues për prindërit”, tha ajo.

Sipas saj, ky projekt do të zbatohet paralelisht me programin e oficerëve të sigurisë në shkolla.

“Synojmë të rrisim numrin e tyre në rreth 400, duke shtuar sigurinë dhe duke ndihmuar stafin arsimor të përqendrohet më shumë në edukimin e brezave të rinj”, përfundoi Koçiu.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Transformimi i shërbimit onkologjik, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano (Istituto Nazionale dei Tumori – INT) nënshkruan Marrëveshjen…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nina Muho, il soprano che porta l’Albania nel cuore della lirica italiana: «La Scala è il mio sogno»

Dietro di lei non c’è una semplice scenografia, ma la prima pagina dello spartito de La Traviata. È da lì…