Rama: PS e fokusuar te punët për Shqipërinë, opozita te bllokimi i integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, mori pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Berat, ku deklaroi se procesi i brendshëm zgjedhor në parti është konceptuar si një fazë e gjerë komunikimi me bazën dhe komunitetet në të gjithë territorin.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, mori pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Berat, ku deklaroi se procesi i brendshëm zgjedhor në parti është konceptuar si një fazë e gjerë komunikimi me bazën dhe komunitetet në të gjithë territorin.

Rama theksoi se, ky proces do të zhvillohet në disa etapa, duke nisur nga organizatat bazë, më pas me komunitetet dhe zgjedhjen e kryetarëve të njësive, për t’u përmbyllur me kremtimin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

“Në këtë periudhë zgjedhjesh të reja në organizatat e PS-së e kemi konceptuar si një proces komunikimi intensiv në gjithë territorin me bazën e partisë. Më pas procesi do të vazhdojë me komunitetet dhe zgjedhjen e kryetarëve të njësive, për t’u kurorëzuar në 35-vjetorin e PS-së”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se PS e ka nisur gjithmonë më herët përgatitjen e proceseve politike, ndërsa sipas tij, opozita shpesh fokusohet në përpjekje për të penguar integrimin dhe zhvillimin e vendit.

“Ne nisim më herët punën për të përgatitur fitoren e ardhshme, ndërsa të tjerët merren me përpjekje për të penguar Shqipërinë në rrugën e saj”, tha Kryeministri.

Rama nënvizoi se fokusi i mazhorancës mbetet tek “Punët e Shqipërisë”, duke e cilësuar komunikimin e brendshëm si të domosdoshëm për të sqaruar realitetin e zhvillimeve në vend.

“Ne merremi me veten për të kuptuar se ku jemi me punët e Shqipërisë, ndërsa të tjerët kanë interesat e tyre politike”, shtoi ai.

Duke u ndalur te zhvillimet në Berat, Kryeministri e cilësoi qytetin si një shembull të rikthimit të qytetarëve dhe ndryshimit të trendit të emigracionit.

“Berati është bërë dallëndyshja e parë që lajmëron pranverën e rikthimit të shqiptarëve në vendin e tyre. Është vendi ku më shumë shqiptarë kthehen nga jashtë sesa ikin”, u shpreh Rama.

Ai tha se ky zhvillim lidhet me politikat e rilindjes urbane, investimet në infrastrukturë, mbështetjen për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë sipërmarrëse.

“Berati na jep të drejtë për politikat e rilindjes urbane, për investimet në pikat e grumbullimit dhe për mbështetjen e fermerëve”, theksoi Kryeministri.

Rama u ndal edhe te kritikat për Rilindjen Urbane, duke theksuar se ndërhyrjet e realizuara nuk janë thjesht estetike, por pjesë e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të qyteteve.

“Ne nuk jemi marrë me fasada, por me vlerën ekonomike të bukurisë dhe trashëgimisë kulturore”, deklaroi ai.

Kryeministri shtoi se transformimi i Beratit ka ndikuar në rritjen e investimeve private dhe në motivimin e banorëve për të investuar në pronat e tyre.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.