Papajorgji: Dialog me aktorët e sistemit të drejtësisë për jurisprudencë me standarde të larta

Gjykata Kushtetuese dhe Dhoma e Avokatëve me mbështetjen e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali, organizuan sot në Tiranë konferencën shkencore juridike me temë: “Parimi Ne Bis in Idem në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore”.


Gjykata Kushtetuese dhe Dhoma e Avokatëve me mbështetjen e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali, organizuan sot në Tiranë konferencën shkencore juridike me temë: “Parimi Ne Bis in Idem në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore”.

Konferenca kishte për qëllim analizimin e përmbajtjes dhe dimensionit normativ të parimit Ne Bis in Idem (nga latinishtja: të mos bëhet padi dy herë për të njëjtën gjë – shën. i red.), shqyrtimin e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes, si dhe evidentimin e problematikave të hasura në praktikën gjyqësore.

Punimet e konferencës, në të cilën merrnin pjesë përfaqësues nga rrethet akademike, avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë, u hapën me fjalët përshëndetëse të dr. Fiona Papajorgji, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Toni Gogu, ministër i Drejtësisë, prof. dr. Maksim Haxhia, kryetar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, si dhe Esmeralda Elmazi, kryetare e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali.

Në fjalën e saj, Papajorgji theksoi rëndësinë që mbart dialogu me aktorët e sistemit të drejtësisë në tërësi, si dhe me komunitetin akademik dhe atë të avokatëve në veçanti, për zhvillimin e një jurisprudence që reflekton standardet më të larta të mbrojtjes së të drejtave themelore të individit, në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën e Gjykatës së Strasburgut.

Duke evidentuar dimensionin ndërkombëtar të parimit Ne Bis in Idem, kryetari Haxhia u shpreh se, në këtë kuptim, ky parim i kapërcen kufijtë e një parimi thjesht procedural, duke u pozicionuar si një test real i maturisë së sistemit tonë juridik dhe i aftësisë së tij për të garantuar sigurinë juridike, koherencën e jurisprudencës dhe mbrojtjen efektive të të drejtave të individit.

Gjatë sesionit të parë, të moderuar nga Papajorgji, u trajtua parimi Ne Bis in Idem në rendin juridik kombëtar dhe evropian, me fokus në standardet kushtetuese dhe evropiane të zbatimit të tij, si dhe zhvillimet përkatëse në jurisprudencë. Në këtë sesion referoi edhe Marsida Xhaferllari, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me temën “Parimi Ne bis in Idem në juridprudencën kushtetuese”.

Në sesionin e dytë, të moderuar nga av. Maksim Haxhia, u diskutuan problematikat kryesore të hasura në praktikën gjyqësore dhe dimensioni ndërkombëtar i parimit, dhe më konkretisht: identiteti i faktit përkundrejt kualifikimit juridik, ndërveprimi i procedimeve penale me ato administrative, autoriteti i gjësë së gjykuar dhe sfidat e bashkëpunimit juridiksional ndërkombëtar.

Në përfundim të konferencës u theksua rëndësia e unifikimit të praktikës gjyqësore dhe u formuluan rekomandime për përmirësimin e legjislacionit shqiptar në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Marrë nga ATSH

Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Thellojmë partneritetin për reformat shëndetësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Thellojmë partneritetin për reformat shëndetësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të…