Rama: Nuk ka bllokim të Shqipërisë në procesin e negociatave me BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, “nuk ka bllokim të Shqipërisë në procesin e negociatave me BE”


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, “nuk ka bllokim të Shqipërisë në procesin e negociatave me BE”.

Në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistë në Berat, ku prezantoi politikat mbështetëse dhe ecurinë e procesit të integrimit europian.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te deklaratat e ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke theksuar se procesi i negociatave po vijon normalisht dhe nuk ka bllokim të Shqipërisë.

“E dëgjuat ambasadorin e Bashkimit Europian që tha: ‘Nuk ka bllokim të Shqipërisë’. Ai nuk del për të gënjyer dhe nuk i shërben qeverisë shqiptare. Nëse do të kishte bllokim, nuk do të dilte fare. Është një e vërtetë e thjeshtë: quhen negociata dhe negociohet në çdo fazë”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se procesi i hapjes së kapitujve dhe fazat e ndërmjetme kërkojnë kohë dhe nuk janë të përcaktuara në mënyrë fikse, duke theksuar se Shqipëria po kalon një proces që edhe vendet e tjera e kanë zhvilluar në periudha më të gjata.

“Askush nuk e ka thënë që kjo fazë do të mbyllej në mars. Të gjithë e kemi ditur që do të zgjasë edhe prillin e majin. Nëse mbyllet në këta muaj, do të jetë sukses i madh”, tha Kryeministri.

Rama u shpreh se hapja e të gjithë kapitujve të negociatave në një periudhë të shkurtër kohore është një arritje e rëndësishme për vendin.

“Nuk është se i hapëm sepse jemi më të mirë se të tjerët, por sepse ishim gati dhe sepse partnerët tanë erdhën tek ne. Na respektojnë, na besojnë dhe na dëgjojnë”, u shpreh ai.

Duke folur për procesin e integrimit, Kryeministri theksoi se ai duhet të trajtohet si një mision kombëtar përtej dallimeve politike.

“Është shumë e rëndësishme që ne të përmbushim këtë mision dhe përmbushja e këtij misioni kërkon vetëdije që ky mision është kombëtar, jo thjesht për faktin që është në interes të të gjithëve, por është kombëtar, pavarësisht faktit se kush qeveris”, tha Rama.

Ai u ndal edhe tek deklaratat e opozitës, duke thënë se në asnjë vend tjetër të rajonit nuk është parë që kundërshtarët politikë të kërkojnë bllokimin e vendit të tyre në proceset europiane.

“Në shqip, mund të thonë çfarë të duan, por po ju them dhe ma përsërisin shumë ata andej: nuk kemi parë, thonë, dhe nuk kanë pasur ku ta shohin. Nuk kemi parë që të vijnë këtu te ne maqedonasit, që kishin sherr, gati-gati shkuan në konflikt civil, por nuk shkonin në Bruksel, në Berlin, në ku di unë se ku, që të mos linin fjalë pa thënë për vendin e tyre dhe që t’u kërkonin atyre andej që të bllokonin vendin e tyre këtej. Nuk e bënin, nuk e bënin. Nuk e kanë bërë malazezët; malazezët kanë pasur edhe ata shumë më tepër probleme reale se ne dhe nuk shkonin atje kundërshtarët e qeverisë që të bllokonin Malin e Zi. S’e kanë bërë as rumunët, s’e kanë bërë as bullgarët më parë. Këtë e bëjnë vetëm këta”, tha Rama.

Rama gjithashtu theksoi se, kursimet e qytetarëve jashtë vendit dhe investimet në Shqipëri nuk mund të trajtohen si problem.

“Si kanë këta njerëz asnjë lloj ndjeshmërie që fusin në një thes gjithfarë mundimesh dhe gjithfarë lumenjsh djerse të shqiptarëve jashtë, që kanë bërë kalvare për të sjellë këtu kursimet e tyre? Po pse kriminelë janë ata që vijnë dhe investojnë në agroturizëm këtu? Kriminelë janë ata që blejnë apartamente me kursimet e tyre? Po si qenka kriminel? Po si qenka kjo që këtu? Po mirë, si u pastronka gjithë ajo para me banka? Është e pakuptueshme, është e patolerueshme, por nuk kemi çfarë bëjmë. Ne këta na kanë rënë e nuk kemi çfarë t’i bëjmë, por ne na ka rënë edhe barra ta çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Kështu që, unë kam shumë besim që do t’ia dalim”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.