Rama: Program i ri financimi me interesa më të ulëta për zhvillimin e ndërmarrjeve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në një kompleks industrial ku operojnë disa kompani të integruara në transport, riciklim dhe përpunim industrial, duke vlerësuar investimet në teknologji


Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në një kompleks industrial ku operojnë disa kompani të integruara në transport, riciklim dhe përpunim industrial, duke vlerësuar investimet në teknologji dhe aftësi profesionale si faktor kyç për rritjen e pagave dhe krijimin e vendeve cilësore të punës.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ekonomia shqiptare ka shënuar zhvillime pozitive, por theksoi se ekzistojnë ende mundësi të shumta për rritje të mëtejshme.

Ai bëri të ditur se qeveria po përgatit një program të posaçëm financimi për ndërmarrjet, me fokus kryesisht te bizneset e vogla dhe të mesme, por edhe për kompani më të mëdha që synojnë të investojnë në burime njerëzore dhe procese të avancuara pune.

Sipas Kryeministrit, programi i ri, i quajtur “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, synon të lehtësojë aksesin në kredi për bizneset, duke vendosur në dispozicion një instrument financiar me mbështetje shtetërore dhe norma interesi më të ulëta.

“Do ta bëjmë shumë më të lehtë kreditimin, me një tavan deri në 2 milionë euro për çdo ndërmarrje që ka një plan për t’u rritur”, u shpreh Rama, duke shtuar se shteti do të shërbejë si garant për investimet e bizneseve.

Ai theksoi se kjo nismë synon të mbështesë sipërmarrësit që kanë ide të qarta zhvillimi, por që u mungojnë kapacitetet financiare për realizimin e investimeve.

Rama nënvizoi gjithashtu se programi do të shoqërohet me vendosjen e kritereve të pagave sipas natyrës së biznesit dhe do të zbatohet në bashkëpunim me bankat, duke krijuar një platformë të qëndrueshme mbështetjeje për rritjen dhe forcimin e ndërmarrjeve në vend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…