Rama: Fond të veçantë për ata që duan pensione më të larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria po diskuton disa ndërhyrje të tjera të rëndësishme për pensionin duke përfshirë edhe fillimin e krijimit të një fondi të veçantë për pensionet për ata që duan ta kenë pensionin më të lartë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria po diskuton disa ndërhyrje të tjera të rëndësishme për pensionin duke përfshirë edhe fillimin e krijimit të një fondi të veçantë për pensionet për ata që duan ta kenë pensionin më të lartë.

Në takimin e asamblesë së Partisë Socialiste në Lezhë Rama tha se “shteti do të japë një kontribut të barabartë me kontributin që do japë personi dhe ai kontribut është aty dhe rritet deri kur personi del në pension, për shembull”.

“Po ku kemi pasur ne mundësi t’i bënim këto? E nëse e kemi sot, e kemi se rritet ekonomia”, tha Rama.

“Ne e kemi ditur që pensionet ishin pika më e dobët, hallka më e dobët e gjithë skeletit social të Shqipërisë dhe patjetër që, duke pasur edhe një mbështetje të madhe nga pensionistët, kemi qenë gjithmonë të vetëdijshëm që për pensionistët duhej bërë patjetër diçka, por s’kemi pasur mundësi ta bëjmë. Ekonomia nuk na e ka lejuar që ne ta marrim përsipër dhe ta bëjmë, por ama, nëse ia dolëm ta bëjmë dhe tani pensionet janë futur në rrugën e rritjes së përvitshme të parashikuara në buxhetet e mëtejshme, me dyfishim çdo janar”, nënvizoi Rama,

Rama u ndal edhe tek rritja e pagave në sektorin privat.

“Nuk është më në pyetje sa do ta paguaj atë që më duhet, por thjesht ku do ta gjej atë që më duhet për atë punë që më duhet”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…