Rama: Në 2027-ën përfundojmë negociatat me Komisionin Evropian

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Lezhë.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Lezhë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama u ndal në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Besoj që, nëse do mundoheni pak të kujtoheni kur unë thosha që do mbyllim negociatat në 2027-ën dhe do anëtarësojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian në 2030-ën, thoshin që ky i sajon këto, këto nuk qëndrojnë as në qiell, as në tokë, ku e di ky, si i di ky, kjo është gënjeshtër”, tha Rama.

“Ndërkohë që, pastaj doli që s’ishte fare një sajesë apo një opinion i imi, por ishte, siç unë thosha, një marrëveshje me Komisionin Europian për të ekzekutuar një kalendar pune dhe për t’i kryer detyrat e shtëpisë ne si Shqipëri, me një ambicie të madhe dhe me një plan shumë ambicioz që përfundon në 2027-ën dhe pastaj, mbasi negociatat në 2027-ën përfundojnë me Komisionin, mbetet koha rreth dy vjet për të marrë miratimet në parlamentet e vendeve anëtare, sepse të gjithë parlamentet e vendeve anëtare duhet të shprehen për një anëtar të ri. Dhe kështu shkon, me një llogari edhe të çfarë mund të ketë në ndërmjet, në 2030-ën”, vijoi ai.

Kreu i Ekzekutivit tha se Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord, që ka ardhur edhe si rezultat i punës, por edhe si rezultat i gatishmërisë së BE-së.

Rama tha se “procesi i zhvillimit të marrëdhënieve me Bashkimin Europian është një proces ku nuk ka rëndësi vetëm se çfarë bën ti, por ka rëndësi edhe se çfarë duan ata dhe sa janë ata të gatshëm që të merren me ty, ose sa shumë ata nuk e kanë mendjen derisa vendosin të merren me ty”.

“Dhe për ta pasur një ide shumë të thjeshtë se si funksionon, është si një ndërtesë me dy kate. Në katin e parë është Komisioni Europian, Brukseli, ku janë 35 mijë njerëz që punojnë për të gjitha çështjet dhe ata të gjithë janë ekspertë që merren me aspektet teknike të çdo çështjeje që ka Bashkimi Europian dhe një pjesë e tyre merren me vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, me vendet që aspirojnë të hapin negociatat, me vendet që bëjnë negociata dhe ata praktikisht u paraqesin vendeve detyrat dhe u thonë: këto janë detyrat”, tha Rama, ndërsa cilësoi se duhet ardhur deri në momentin ku ligjet të jenë përafruar me të gjitha ligjet e Bashkimit Europian.

“Dhe pastaj, në bazë se si vendi i kryen detyrat, ata i çojnë letrat në katin e dytë dhe nxjerrin raportin dhe thonë: ky është raporti për Shqipërinë, Shqipëria i ka kryer detyrat dhe duhet të hapë negociatat. Ata në katin e dytë tani janë 27 vendet anëtare dhe aty funksionon ndryshe. Aty nuk funksionon vetëm me çfarë ke bërë ti. Aty funksionon sa gati janë të 27 që të thonë “po” dhe mjafton një të thotë “jo”, nuk bëhet. Për çdo gjë, edhe për vendimet që Bashkimi Europian merr për veten e vet, del njëri kundër, s’bëhet”, vijoi Rama.

Sipas Ramës, Shqipëria sot ka arritur të krijojë respekt dhe besim që nuk e ka pasur asnjëherë më parë.

“Sot ne kemi momentin tonë, sepse ne kemi bërë pjesën tonë. Por, janë bashkuar edhe yjet e fatit tonë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment për aq kohë sa e kemi këtë moment. Nuk duhet të mendojmë që dera e hapur e Bashkimit Europian do të rrijë hapur për gjithë jetën dhe do na presin ne. Dera është e hapur dhe ne duhet të hyjmë brenda”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…