Rruga e re në Rrilë, impuls i ri për turizmin në Lezhë

Për të inspektuar rrugën e re, ishte sot në Lezhë, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, së bashku edhe me banorë të zonës, të cilët e kanë mirëpritur këtë investim.


Zona e Tales në Lezhë është prej kohësh një destinacion i përzgjedhur turistik, i cili çdo vit e më shumë po tërheq një numër në rritje vizitorësh.

Për të kompletuar infrastrukturën që lehtëson aksesin në zonë, por edhe për t’i dhënë një impuls të ri zhvillimit të turizmit, qeveria ka mbështetur projektin e bashkisë për ndërtimin e një rruge të re, që lidh fshatin Rrilë dhe Hidrovorin e Tales me autostradën Lezhë–Tiranë. Rruga me gjatësi 6,3 km është ndërtuar sipas standardeve moderne, me korsi biçikletash, trotuare në të dy anët dhe elementë dekorativë.

Për të inspektuar rrugën e re, ishte sot në Lezhë, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, së bashku edhe me banorë të zonës, të cilët e kanë mirëpritur këtë investim.

Kryebashkiaku Ndreu vlerësoi infrastrukturën e re, si një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në zonë, duke theksuar se kjo rrugë jo vetëm përmirëson ndjeshëm aksesin drejt Tales dhe Hidrovorit, por ka rritur edhe vlerën e pronave përreth dhe ka krijuar një realitet të ri për komunitetin lokal.

“6,3 km, 10 metra e gjerë me korsi biçikletash, me trotuar është një nga rrugët më të vlefshme për turizmin. Meqenëse industria kryesore është turizmi në Lezhë, qeveria na ka mbështetur me projektin e bashkisë për të bërë një rrugë të tillë, e cila krijon një tjetër realitet edhe për zonën këtu, po edhe për turizmin në Tale. Me thënë të drejtën jemi shumë falënderues. Këta miq që kanë dalë me dëshirën e tyre këtu, nuk e kanë menduar se një ditë do ndodhte kjo. Ky investim i ka rritur vlerën edhe tokave përreth në të gjithë zonën”, u shpreh Ndreu.

Ndërsa Kryeministri Rama sugjeroi përmirësimin e mëtejshëm të elementëve estetikë të rrugës, duke nënvizuar nevojën për shtimin e gjelbërimit përgjatë saj, si një komponent i domosdoshëm për ta kthyer këtë aks në një rrugë të mirëfilltë turistike.

Paralelisht me investimet në infrastrukturën rrugore, po vijon edhe zbatimi i një projekti të rëndësishëm në sektorin e ujësjellës kanalizimeve.

Ky projekt përfshin ndërtimin e ujësjellësit të ri në Kodër-Marlekaj, i cili do t’u shërbejë rreth 5 mijë banorëve, si dhe rehabilitimin e rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, duke synuar zgjidhjen përfundimtare të problematikës së përmbytjeve në zonë.

“Kjo është faza e parë e projektit të financuar nga KfW-ja që ndahet në pesë komponentë të ndryshëm. E fillojmë me pjesën e ndërtimit të ujësjellësit për dy fshatra, Kakarriq dhe Gocaj, që u shërbejnë 3 mijë banorëve, duke mundësuar përfundimisht furnizimin me ujë 24 orë në ditë. Një komponent tjetër është përmirësimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura që është aktualisht. Është një detyrim ligjor që të përputhemi me direktivën e ujërave sipas Bashkimit Europian. Një komponent tjetër është ndërtimi i Ujësjellësit të Kodër-Marlekajt, që i shërben 5 mijë banorëve. Komponent tjetër shumë i rëndësishëm është pjesa e rehabilitimit të ujërave të zeza dhe ujërave të shiut, duke qenë se pjesa e Lezhës gjithmonë ka vuajtur pjesën e përmbytjeve”, detajoi inxhinieri i projektit.

Këto investime madhore synojnë jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës për qytetarët, por edhe rritjen e qëndrueshme të potencialit turistik dhe ekonomik të gjithë zonës së Lezhës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…