Pas studimeve jashtë vendit, tre të rinj zgjedhin të ndërtojnë karrierën në atdhe

Tre të rinj, të cilët pas një eksperience studimore dhe punësimi jashtë vendit kanë vendosur të kthehen në Shqipëri dhe ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre profesionale ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin e 13- të, të Sezonit 6-të të podkastit “Flasim”.


Tre të rinj, të cilët pas një eksperience studimore dhe punësimi jashtë vendit kanë vendosur të kthehen në Shqipëri dhe ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre profesionale ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin e 13- të, të Sezonit 6-të të podkastit “Flasim”.

Dona Hasanaj arkitekte, Ilona Cenolli kërkuese shkencore dhe Ernest Llakaj stomatolog treguan eksperiencën e tyre jashtë vendit dhe arsyet se përse vendosën të rikthehen në Shqipëri.

Dona Hasanaj ka lindur në Tiranë, ndërsa përfundoi studimet për Arkitekturë në Sofje përmes një burse studimore, dhe ka jetuar për 15 vite në Londër ku ushtroi dhe karrierën e saj profesionale si arkitekte.

Gjatë periudhës që jetoi në Londër, ajo punoi si arkitekte në projekte të rëndësishme konservimi dhe restaurimi historik, duke kontribuar në ndërtesa ikonike si Old Sessions House, një nga ish-gjykatat më historike të Anglisë, si edhe në programin e restaurimit të Palace of Uestminster, një prej simboleve më emblematike të trashëgimisë politike dhe arkitekturore britanike.

Krahas Arkitekturës, ajo ka studiuar edhe Astrologji, ndërkohë që ka hedhur në treg edhe një linjë të sajin parfumesh “Perdon”, të cilin e prodhon në UK dhe e tregton online.

Paralelisht me rrugëtimin e saj në arkitekturë, Dona zhvilloi një interes të thellë për natyrën njerëzore dhe njohjen e vetes përmes Astrologjisë, duke studiuar pranë Faculty of Astrological Studies në Londër.

Së fundmi, ajo ka themeluar markën e saj të parfumeve në Londër, me aroma të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar, një pasion i vogëlisë dhe një ide që lindi gjatë periudhës së Covidit.

Për Donën, parfumeria është një gjuhë intime artistike, një medium përmes të cilit emocioni, kujtesa dhe bukuria marrin formë. Të krijuara me vajra esencialë, parfumet e saj konceptohen si kompozime të gjalla, ku kujtesa, emocioni dhe bukuria shpalosen përmes aromës.

Pas rikthimit në Tiranë në vitin 2024, pas shumë vitesh jashtë vendit, ajo punon aktualisht pranë Center for Openness and Dialogue, një hapësirë bashkëkohore kulturore, ku arti pamor, dialogu publik dhe nismat për të rinjtë trajtojnë tema si shëndeti mendor, sipërmarrja, diplomacia dhe çështje të tjera bashkëkohore sociale.

Ndërsa Ernest Llakaj u largua me bursë studimore në vitin 2010 drejt Moskës, ku studioi stomatologji.

Ernesti tregoi se vendosi të rikthehej në vendlindje në vitin 2024, pas marrjes së doktoraturës për të ushtruar profesionin e tij këtu.

Ilona Cenolli ka mbaruar studimet në “Harvard” në vitin 2022, ndërsa në vijim ka punuar në shkollën mjekësore të Harvardit si bio-etniciene dhe hulumtuese, si dhe si eksperte në politika shëndetësore në Këshillin e Përgjithshëm të Mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ilona tregoi se ka besim se Shqipëria mund të jetë pioniere në fushën e bio-etikës, një fushë ende në rritje që merret me çështjet e vështira në shëndetësi që janë të aspektit ligjor dhe të politkbërjes.

Ndaj me këtë bindje, ajo tregoi se në Tiranë ka hapur Institutin e Bio-Etikës dhe Politikave Shëndetësore. “Bashkëpunoj me shkollën Mjekësore të Harvardit. Një pjesë e stafit është shqiptar, si këtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ajo.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…