Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatave me Bashkimin Europian vazhdon normalisht, ndërsa hodhi poshtë zërat se ky proces është bllokuar.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatave me Bashkimin Europian vazhdon normalisht, ndërsa hodhi poshtë zërat se ky proces është bllokuar.

Në nisje të podkastit “Flasim”, Kryeministri u ndal te domosdoshmëria e komunikimit me qytetarët në kuadër të turit për “Punët e Shqipërisë”.

Duke u ndalur te ecuria e procesit të integrimit, Rama shtoi se “është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në Bashkimin Europian, me negociatat që vazhdojnë”.

“Ndërkohë, gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: ‘ato janë bllokuar’, ‘ato janë ndaluar’, ‘ato janë penguar’, për arsye të mosarsyes së të gjithë atyre që synojnë ta pengojnë Shqipërinë për të luftuar qeverinë. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”, u shpreh Rama.

Rama shtoi po ashtu se ka nisur fushata e brendshme në Partinë Socialiste, për të zgjedhur drejtuesit e organizatave në të gjithë territorin e Shqipërisë, që nga niveli i qendrës së votimit, në nivelin e njësisë administrative dhe në nivelin e bashkisë.

Sipas tij, kjo nuk është vetëm një fushatë e brendshme organizimi dhe energjizimi, por është edhe një fushatë komunikimi me qytetarët.

“Jetojmë në një kohë kur bëhet gjithmonë më e vështirë për të mësuar të vërtetën apo për të marrë informacionin e drejtpërdrejtë lidhur me një fakt që të intereson. E kundërta ndodh! Je menjëherë i përmbytur nga gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, nga gënjeshtra safi, që i thonë fjalë nga sajesa e fabrikime, dhe nga komente gjithfarësh, që në fund të ditës më shumë e mjegullojnë sesa ndihmojnë në kërkimin e të vërtetës. Dhe nuk flitet, nuk komunikohet e nuk diskutohet për punët e Shqipërisë”, tha Rama.

Në të kundërt, Rama tha se “punët e Shqipërisë identifikohen vetëm me një luftë mizerabël politike dhe me një përpjekje të vazhdueshme të kujtdo që është në anën e kundërt me ne, që qeverisim Shqipërinë, për të bërë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre, me baltën e të gjithë urrejtjes, mllefit, inateve të tyre”.

“Shqipëria ka probleme, patjetër. Ne kemi shumë punë për të bërë, pa dyshim; jo çdo punë e kemi bërë si duhet dhe sa duhet, kjo nuk ka diskutim, por ama Shqipëria punon dhe punët e Shqipërisë, në tërësi, janë në vijë”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…