Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nga Korça deklaroi se integrimi në Bashkimin Evropian është një qasje realiste.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nga Korça deklaroi se integrimi në Bashkimin Evropian është një qasje realiste.

Gjatë një takimi me nxënës të shkollave të mesme “Themistokli Gërmenji” dhe “Raqi Qirinxhi” në Korçë, ministri Hoxha u shpreh se BE nuk është një qëllim në letër, por një standard jetese.

Ai theksoi se anëtarësimi në BE brenda vitit 2030 është një objektiv realist, por që kërkon gjithëpërfshirje dhe kontribut të vazhdueshëm nga të gjithë.

“Në një periudhë shumë të shkurtër kohe kemi bërë një rrugëtim të madh, diçka që as nuk e kishim ëndërruar. Unë i pari, edhe pse kam qenë i përfshirë në proces, nuk mendoja kurrë që Shqipëria do t’i hapte të gjitha kapitujt brenda vitit. Ja që u bë, ja që qenka i mundur. Pra i kemi mundësitë, aftësitë dhe energjitë; kemi kapacitetin dhe mendimet e qarta. Jemi të koordinuar, të disiplinuar dhe të vendosur për të bërë atë që i kemi thënë vetes dhe për t’u përballur me ato që u kemi premtuar partnerëve tanë evropianë”, tha ai.

Ministri Hoxha, javën e shkuar ishte në Korçë, ku zhvilloi një seri takimesh me studentë dhe nxënës në kuadër të turit të dialogut “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…