Rama: Digjitalizimi i Kadastrës përfundon brenda vitit 2027

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se deri tani në gjithë vendin janë kryer rreth 300 mijë legalizime ndërsa mbeten ende edhe rreth 70 mijë të tjera për t’u bërë.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se deri tani në gjithë vendin janë kryer rreth 300 mijë legalizime ndërsa mbeten ende edhe rreth 70 mijë të tjera për t’u bërë.

Në një bashkëbisedim me qytetarët gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së në njësinë 14 në kryeqytet, Rama u ndal te sfidat që dalin para në procesin e legalizimeve.

“Legalizimet janë një proces i vështirë, kjo nuk diskutohet. Janë bërë shumë legalizime, afro 300 mijë, por ka akoma edhe një numër rreth 70 mijë që duhen bërë. Ndërkohë që një pjesë e tyre janë problem sepse janë të pamundura nga ligji aktual. Janë mbi kolektor, mbi rrugë, por gjithsesi një pjesë tjetër duhen bërë se mund të bëhen”, u shpreh Rama.

Kryeministri u ndal te koha e regjistrimit, ndërsa theksoi se do të krijohet një sistem ku nuk mund të bëhen kapërcime çështjesh.

“Ajo që mua më shqetëson është pse dikush që e pret legalizimin që në 2010-ën duhet të presë akoma, ndërkohë që dikush tjetër që e ka bërë kërkesën në 2018-ën duhet ta marri përpara. Nuk mund ta fillosh ta mbarosh bllokun se pastaj i bie që ai tjetri te blloku tjetër që po pret që në 2010-ën do vazhdojë të presë, ndërkohë që këtu te ky blloku, meqë ra radha te ky blloku, ky tjetri 2018-ës do marri përpara. Por ama, kur kjo ndodh brenda të njëjtit bllok, që unë kam 10 vjet që pres dhe komshiu im ka 5 vjet që pret dhe komshiu e merr unë s’e marr, atëherë ka një problem”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se do të bëhet një sistem me kritere të qarta dhe sipas viteve të regjistrimit.

Kjo, sipas tij, do krijojë më shumë qartësi për njerëzit.

“Ne do përpiqemi që të krijojmë dhe më shumë kapacitet, duke përdorur edhe njësitë bashkiake, duke përdorur edhe koordinatorët, kryepleqtë për të pasur më shumë ritëm procesi. Gjithsesi puna vazhdon, legalizime bëhen përditë, që të jemi të qartë, nuk është se është diçka që ka ngecur”, shtoi ai.

Rama tha se po ashtu po dixhitalizohen të gjithë hartat, pasi problemi i madh i kadastrës është që e ka informacionin të bazuar nëpër harta.

“Deri tani janë skanuar 54 milionë fletë. Është bërë një punë e madhe dhe tani është fatmirësisht drejt përfundimit. Do kemi më në fund brenda 2027-s, çdo gjë të dixhitalizuar edhe do jetë më e thjeshtë për të pasur pastaj ndërveprim me njerëzit”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…