Rama: Integrimi në BE, mundësi që nuk duhet humbur

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi sot, se për herë të parë në historinë tonë, shqiptarëve u ka buzëqeshur fati në çështjen e integrimit në familjen evropiane.

Edi Rama
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi sot, se për herë të parë në historinë tonë, shqiptarëve u ka buzëqeshur fati në çështjen e integrimit në familjen evropiane.

Në takimin me Asamblenë e PS, në Njësia 14 në kryeqytet, Rama tha se “është hera e parë që të gjitha fuqitë e mëdha shqiptarët i kanë me vete në kuptimin konkret, jo me llafe, se asnjëherë ne nuk kemi pasur kaq konkrete mundësinë që të bëhemi përfundimisht është pjesë e klubit europian”.

“Ajo që duhet me pas të qartë është që nuk është një derë e hapur përgjithmonë, është një derë që mund të mbyllet dhe ky është një moment që nuk mund të humbitet për asnjë arsye në botë. Është diçka e paimagjinueshme. Nuk e ka bërë dhe ma thonë herë pas here miqtë në Europë nuk e kemi parë kurrë, nuk e kemi parë në asnjë vend dhe me asnjë vend këtë që shohim me ju, që vijnë ca tuajt dhe nuk lënë gjë pa thënë që ky proces të mos ndodhi. Nuk e ka, asnjë”, tha Rama.

Kreu i Ekzekutivit tha se “luftë politike ka edhe në shumë vende të tjera, por nuk ja kanë bërë kurrë maqedonasit, maqedonësve këtë punë.

“Nuk kemi çfarë i bëjmë ne, disa të paudhëve që nuk e kanë fare idenë se me çfarë merren, domethënë se çfarë gjëje po tentojnë të dëmtojnë, po tentojnë të dëmtojnë një moment ku fati, historia po i buzëqesh shqiptarëve që s’i ka buzëqesh ndonjëherë me thënë të drejtën”, pohoi ai.

Sipas Ramës, kjo është diçka madhështore dhe e jashtëzakonshme që mund të bëhet për fëmijët tanë.

“Ndërkohë që e kundërta është gjëja më dramatike, s’po them tragjike se jeta vazhdon, por më dramatike që ne mos t’ia dalim dot sepse në qoftë se ajo derë mbyllet, do duhen vitet që të hapet prapë. Vetëdija e kësaj është shumë e rëndësishme për atë që kemi në jetën e përditshme me njerëzit në kafe, me njerëzit në punë, me njerëzit në rrugë. Është shumë e rëndësishme. Ndryshon gjithçka”, tha Rama, ndërsa cilësoi se sot udhëtohet pa vizë në Evropë, por nëse shkohet për të punuar, atëherë çdo person është ilegal.

Ti sot ikën pa vizë, por në momentin kur ti shkon për të kërkuar punë, ti je ilegal dhe o do bësh një punë në të zezë, o do të thonë ik, kthehu, apo jo?

“Financimet për të bërë këto punët që qajmë ne hallin këtu shumëfishohen sepse kur hyn një anëtar i ri atje, atij anëtari të ri është si një që vjen nga larg në shtëpi, gjithë shtëpia i jep mundësinë që të rregullohet një herë me punë, me të gjitha dhe vendet e reja mbështeten nga gjithë familja europiane me para, me investime, me programe, me asistencë etj, që të forcohen, derisa vjen momenti që pastaj që kontribuojnë dhe nuk marrin”, pohoi Rama.

Në fund, Rama tha se vetëm duke iu bashkuar familjes evropiane, fati i secilit është lidhur me veten e vet, ndërsa liritë dhe të drejtat e secilit janë të garantuara nga institucionet

Lexo më shumë nga

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…