Ristani: 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u miratuan disa vendime që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes mbështetjes sociale dhe investimeve në shkolla, rrugë, transport publik e hapësira publike.


Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u miratuan disa vendime që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes mbështetjes sociale dhe investimeve në shkolla, rrugë, transport publik e hapësira publike.

Në fjalën e saj kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani u shpreh se 230 familje do të përfitojnë ndihmë ekonomike kurse 18 familje do të përfitojnë subvencion qiraje.

Këshilli Bashkiak miratoi Projektvendimin “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6%, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i bashkisë Tiranë, për periudhën 1-28 shkurt, 2026.

“Për këtë periudhë, njësitë administrative kanë përzgjedhur 230 familje: 142 familje do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor; dhe 88 familje nga fondi i kushtëzuar deri në 6%”, u shpreh Ristani.

Më tej, Ristani njoftoi edhe vendimmarrjen për trajtimin me subvencionin e qirasë të disa familjeve në nevojë, që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë.

“Janë depozituar 21 aplikime; Në përfundim të shqyrtimit, komisioni ka vlerësuar se prej tyre janë 18 familje përfituese me dokumentacion të rregullt, të ndarë në: 6 Familje, kryefamiljar/nëna kryefamiljare me fëmijën në ngarkim ku përfshihen edhe vajzat/nëna; 3 Familje/ individë të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit; 4 Familje me anëtarë me aftësi të kufizuar (PAK + KMCAP) dhe pension invaliditeti; 2 Familje në ndihmë ekonomike; 3 Familje në vështirësi ekonomike”, theksoi Ristani.

Duke nënvizuar prioritetin që infrastruktura lidhëse me Unazën e Madhe të vazhdojë, Ristani deklaroi se vijon mbështetja për familjet e prekura.

“Sot, ende pa përfunduar projektet, vlera e pronës aty është shumëfishuar, por kur të përfudojë, ajo do të rritet akoma edhe më shumë, pavarësisht kundërshtimeve apo dëshirës së disave. Deri atëherë ne do të vijojmë me mbështetjen e familjeve që nuk zotërojnë asnjë banesë tjetër, pasuritë e të cilëve përjashtohen nga procesi i legalizimit. Deri më tani janë përcjellë në total 159 aplikime nga njësitë administrative Nr. 1, 3, 4, 11. Prej tyre, 137 janë miratuar si përfitues nga këshilli bashkiak”, u shpreh ajo.

Ndërsa tetë familje do të ndihmohen financiarisht pas dëmeve nga zjarret dhe përmbytjet.

“Është përgatitur lista me 8 (tetë) familje që përfitojnë ndihmë financiare për shkak të dëmeve ndërtimore dhe në orendi/pajisje elektroshtëpiake, si pasojë e fatkeqësisë natyrore”, tha më tej kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës.

Një tjetër pikë e rëndësishme që u miratua ishin investimet e shtuara për shkolla, rrugë, transport publik dhe hapësira publike.

“Bashkia e Tiranës do të vijojë zbatimin e politikave që synojnë përmirësimin e hapësirave urbane dhe mjedisit, forcimin e infrastrukturës arsimore dhe rritjen e aksesueshmërisë për grupet e pafavorizuara, rritjen e sigurisë rrugore dhe në shkolla, si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik, punësimit, zhvillimit rural dhe turizmit. Paralelisht, do të investohet në përmirësimin e rrjetit rrugor, transportit publik dhe kapaciteteve të parkimit, për një qytet më funksional dhe të qëndrueshëm”, deklaroi Ristani.

Gjithashtu, do të shtohen fondet për kompensimin e aboneve për 395 studentë dhe 1005 pensionistë, si dhe për strehimin social dhe banesat sociale.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Alis kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovizion 2026

Alis kualifikoi mbrëmjen e sotme Shqipërinë në finalen e Eurovizionit 2026 me interpretimin brilant të këngës “Nan”. Kështu, ai do…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Alis kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovizion 2026

Alis kualifikoi mbrëmjen e sotme Shqipërinë në finalen e Eurovizionit 2026 me interpretimin brilant të këngës “Nan”. Kështu, ai do…