Rama: Bordi i Transparencës synon të shmangë abuzimet me çmimet e naftës, mbron konsumatorët

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e përjavshëm “Flasim”, u ndal te roli i Bordit të Transparencës dhe ndikimi i zhvillimeve ndërkombëtare në çmimet e karburanteve në vend.


Kryeministri Edi Rama, në podkastin e përjavshëm “Flasim”, u ndal te roli i Bordit të Transparencës dhe ndikimi i zhvillimeve ndërkombëtare në çmimet e karburanteve në vend.

Rama theksoi se vendimet e Bordit të Transparencës janë vënë në lëvizje për të reflektuar ndikimin e zhvillimeve ndërkombëtare mbi tregun e naftës, duke synuar shmangien e abuzimeve në dëm të konsumatorëve.

“Vendimet e Bordit të Transparencës, i cili është vënë në lëvizje për të reflektuar impaktin e luftës ndaj regjimit kriminal të Teheranit mbi çmimet në tregun e naftës, synojnë të shmangin abuzimet me këtë impakt në dëm të konsumatorëve,” u shpreh Rama.

Sipas tij, referuar të dhënave të bursës së Mesdheut, në ditët e fundit është shënuar një ulje e çmimeve të nënprodukteve kryesore të naftës, zhvillim që është reflektuar menjëherë edhe në vend.

“Sipas të dhënave të bursës së Mesdheut, në ditët e fundit pati një ulje të çmimeve të nënprodukteve kryesore dhe, në përputhje me këtë zhvillim, Bordi reflektoi menjëherë uljen e çmimit të naftës në vend, duke përcaktuar çmimet tavan dhe pamundësinë e abuzimit me situatën në dëm të konsumatorit”, tha ai.

Kryeministri nënvizoi se mekanizmi i Bordit lidh drejtpërdrejt çmimet në Shqipëri me lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe jo me vendimet e operatorëve vendas.

“Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se ky mekanizëm lidh drejtpërdrejt çmimet në Shqipëri me lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe jo me vendimet e njëanshme të operatorëve vendas. Kjo do të thotë që, në varësi nga lëvizja e çmimit në bursë, Bordi qëndron vijimësisht në anën e konsumatorëve, drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve, duke ruajtur kufijtë e qartë mes çmimit të rritur objektivisht si rezultat i lëvizjes në tregun ndërkombëtar dhe abuzimit”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se Bordi nuk vendos çmimet në mënyrë arbitrare dhe nuk cenon kapacitetet e furnizimit.

“Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk e ul atë duke vënë në rrezik kapacitetet e furnizimit, por thjesht mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk lejon operatorët të luajnë pas kurrizit të konsumatorëve”, deklaroi Kryeministri.

Rama shtoi se roli i Bordit është të sigurojë transparencë dhe të ndërhyjë në rast shkeljesh.

“Roli i tij është të sigurojë transparencë dhe të jetë gjithmonë në vëmendje për të mos lejuar shkelje të vendimeve, të cilat shoqërohen me masa të menjëhershme deri në pezullimin e aktivitetit për operatorët që nuk respektojnë rregullat. Deri tani duket se gjithçka funksionon si duhet, por do të bëjmë çmos që deri në përfundim të kësaj situate gjithçka të jetë transparente dhe asgjë e tepërt të mos cenojë konsumatorët”, vuri në dukje ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…