Rama: Program për strehim të përballueshëm për familjet e reja

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se qeveria po ndërmerr masa për të krijuar kapacitete të reja në tregun e strehimit.


Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se qeveria po ndërmerr masa për të krijuar kapacitete të reja në tregun e strehimit.

“Patjetër që jemi të vetëdijshëm për nevojën që të kemi një kapacitet të ri në tregun e banesave, jo thjesht sepse nuk është më çështja te personat në nevojë, te familjet në nevojë, pra jo thjesht strehimi social, por ai që quhet “strehimi i përballueshëm”. Pra, nuk flasim vetëm për njerëz që janë të vobektë dhe që shteti përpiqet t’u sigurojë mundësinë e një strehimi, gjë që e kemi bërë sipas mundësive në të gjithë territorin, por flasim tani edhe për njerëz që kanë një familje të re dhe që duan të kenë një apartament dhe e kanë absolutisht të pamundur që ta blejnë. Kjo është e vërteta e kohës së sotme, jo vetëm në Shqipëri, dhe ne po bëjmë një program për këtë”, tha Rama.

Ai shtoi se qeveria ka tashmë në zbatim politikën e kredive për punonjësit e policisë, për mësuesit, për mjekët dhe infermierët, kredi që garantohen nga shteti për të marrë shtëpi.

“Janë hapat e parë, por janë hapa që tregojnë se po krijojmë mundësitë”, nënvizoi Rama.

Gjithashtu, Rama prezantoi një program të ri, “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, i cili do të mbështesë me kredi të garantuara nga shteti të gjithë ata që kanë një biznes të vogël dhe që kanë një plan të besueshëm për të arritur sukses.

“Do të fillojmë një program të ri, që quhet “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, i cili do të mbështesë me kredi të garantuara nga shteti të gjithë ata që kanë një biznes të vogël dhe që kanë një plan të besueshëm për të arritur, që kanë një ndërmarrje të vogël dhe të mesme dhe që kanë një plan për të arritur, por që u duhet financim, edhe këtë do ta lansojmë së shpejti”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…