INSTAT: 7007 ndërmarrje të huaja në Shqipëri në fund të vitit 2024

INSTAT bëri me dije sot se në fund të vitit 2024, numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta në Shqipëri arriti në 7,007 nga 6,938 që ishin në 2023.


INSTAT bëri me dije sot se në fund të vitit 2024, numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta në Shqipëri arriti në 7,007 nga 6,938 që ishin në 2023.

Në raportin e bërë publik ditën e sotme, INSTAT informon se në vitin 2024 u shtuan vetëm 69 sipërmarrje të reja nga 349 që u shtuan në vitin 2023.

Ndërmarrjet e huaja dhe ato me kapital të përbashkët ndonëse përbën rreth 3% të numrit total të bizneseve në vend, kontribuon në 18.8% të punësimit gjithsej dhe 20.4% të shitjeve neto në shkallë vendi.

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë burimi kryesor i kapitalit të huaj, me ndërmarrjet nga këto vende që zënë 60.7% të totalit të subjekteve të huaja. Italia mbetet partneri më i rëndësishëm strategjik, duke zotëruar 2,930 ndërmarrje, të cilat punësojnë pothuajse gjysmën (46.8%) e forcës punëtore në këtë sektor.

Pas saj renditet Kosova me 582 ndërmarrje dhe Turqia me 453, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 11.9% të strukturës.

Sipas INSTAT, shpërndarja e këtyre ndërmarrjeve tregon një fokus të qartë te shërbimet dhe industria. Sektori i industrisë Përpunuese mbetet punëdhënësi më i madh brenda kësaj kategorie, Nga ana tjetër, volumi më i lartë i qarkullimit të parave regjistrohet në Tregti, ku ndërmarrjet e huaja realizojnë 36.7% të shitjeve neto.

Në industrinë Nxjerrëse operojnë shtete të tjera jashtë Europës, ku rreth 87.4% e shitjeve neto në këtë sektor kontrollohen nga grupi i “Shteteve të tjera”, ku Kina luan rolin kryesor me 63.7% të peshës për shkak të koncesionit të nxjerrjes së naftës nga kompania Bankers. Në sektorët e tjerë si ndërtimi (58.5%), energjia (48.0%) dhe transporti (69.9%), kapitali nga BE-ja mbetet dominues.

INSTAT informon se ndonëse shumica dërrmuese e ndërmarrjeve të huaja (rreth 86%) janë të vogla, me 1 deri në 9 të punësuar, ndikimi më i madh vjen nga ndërmarrjet e mëdha (mbi 250 të punësuar). Këto të fundit, ndonëse në numër të kufizuar vetëm 69 ndërmarrje, sigurojnë 38.6% të punësimit dhe 31.3% të shitjeve neto brenda gjithë kategorisë së bizneseve me kapital të huaj.

Sa i përket Investimeve Direkte (ID), stoku total në fund të vitit 2024 arriti shifrën mbresëlënëse prej 15,413.6 milionë euro. Vendet e BE-së zënë 55.2% të këtij stoku, por në nivel shtetesh individuale, Holanda (16.5%) dhe Zvicra (14.7%) kryesojnë listën e investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri, duke dëshmuar për një portofol të diversifikuar investimesh që shtrihet përtej kufijve të fqinjëve tanë të drejtpërdrejtë.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…