Tirana vlerësohet me çmim për organizimet si Qyteti Europian i Sportit 2023

Kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka bërë me dije se Tirana ka marrë një tjetër vlerësim ndërkombëtar, këtë herë nga Madridi.


Kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka bërë me dije se Tirana ka marrë një tjetër vlerësim ndërkombëtar, këtë herë nga Madridi.

Ristani bën të ditur se çmimi “FIA President’s Exceptional Award”, i është dhënë Tiranës pas shpalljes si Qyteti Europian i Sportit 2023.

Ky çmim vlerëson energjinë, punën dhe vizionin gjatë gjithë vitit 2023, duke e kthyer Tiranën në një qytet më aktiv dhe më të shëndetshëm për qytetarët.

“Me kënaqësi tërhoqëm çmimin “FIA President’s Exceptional Award” i cili iu dha Tiranës si Qyteti Europian i Sportit 2023, duke vlerësuar energjinë, punën dhe vizionin tonë gjatë gjithë atij viti, për një qytet më aktiv e më të shëndetshëm.

Një moment i bukur për qytetin tonë, për të gjithë skuadrën që punoi pareshtur dhe për të gjithë ata që e bëjnë sportin pjesë të jetës së qytetit. Ky çmim është për të gjithë ju”, shkruan Ristani në reagimin e saj.

Ky vlerësim konsiderohet si një tjetër njohje ndërkombëtare për Tiranën, pas aktiviteteve të shumta sportive dhe organizimeve që u zhvilluan gjatë vitit kur kryeqyteti mbajti titullin Qyteti Europian i Sportit 2023.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…