Akademia e Shkencave dhe Universiteti i Elbasanit forcojnë bashkëpunimin në kërkimin shkencor

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi dhe rektorja e Universitetit të Elbasanit, Elvira Fetahu


Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon të thellojë lidhjet ndërinstitucionale dhe të nxisë zhvillimin e përbashkët në fushën e kërkimit shkencor dhe formimit akademik të brezave të rinj.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi dhe rektorja e Universitetit të Elbasanit, Elvira Fetahu duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, me synim avancimin e dijes dhe rritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Në fokus të saj është zhvillimi i studimeve dhe hulumtimeve shkencore në të gjitha fushat e dijes, si dhe përfshirja aktive e studentëve dhe studiuesve të rinj në projekte kërkimore.
Nisma është në përputhje me strategjinë e Akademisë së Shkencave për hapje dhe bashkëpunim me komunitetin akademik, si dhe me politikat e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për zgjerimin e partneriteteve dhe rritjen e ndërveprimit institucional.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet krijimi i një kuadri të qartë bashkëpunimi, i cili përcakton format dhe mekanizmat e ndërveprimit ndërmjet strukturave përkatëse të të dyja institucioneve.
Bashkëpunimi do të përfshijë organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, projekte kërkimore, konferenca shkencore dhe shkëmbime akademike.

Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së…