Peleshi: Shqipëria, si Urdhri Sovran i Maltës, shembull i bashkëjetesës e harmonisë ndërfetare

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim zyrtar Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës, Fra’ John Dunlap


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim zyrtar Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës, Fra’ John Dunlap dhe delegacionin që e shoqëronte, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë takimit, kryetari Peleshi vlerësoi marrëdhëniet e frytshme ndërmjet Shqipërisë dhe Urdhrit Sovran të Maltës, duke i cilësuar ato si një dëshmi e qartë e miqësisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe në rritje. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Urdhri ka dhënë në Shqipëri, veçanërisht në sektorë të rëndësishëm si shëndetësia, arsimi, zhvillimi social, ndihma për komunitetet në nevojë, përballimi i emergjencave dhe mbrojtja civile.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm si arsimi, kultura, shëndetësia dhe programet humanitare, me synimin për të rritur kontributin e përbashkët në forcimin e mirëkuptimit, miqësisë dhe mbrojtjes së paqes.

Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria përfaqëson një shembull të shkëlqyer të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, duke nënvizuar se kjo është një vlerë e trashëguar historikisht dhe një element kyç i stabilitetit dhe sigurisë në rajon e më gjerë. Në këtë kontekst, ai solli në vëmendje edhe figurën e Nënë Terezës, si simbol i dhembshurisë dhe përkushtimit ndaj më të dobëtëve, vlera që përputhen me misionin humanitar të Urdhrit të Maltës.

Palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin përmes plotësimit të kuadrit ligjor, i cili do të mundësojë zgjerimin e aktivitetit të Urdhrit dhe të strukturës së tij operacionale, Malteser International, në Shqipëri.

Gjithashtu, u vlerësua bashkëpunimi konkret që çoi në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në Tiranë më 11 shkurt 2026, ndërmjet Urdhrit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si një hap i rëndësishëm për forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes civile dhe mjekësisë ushtarake.

Takimi nënvizoi angazhimin e përbashkët për bashkëpunim praktik në menaxhimin e emergjencave, operacionet e kërkim-shpëtimit, mbështetjen mjekësore në situata krize dhe trajnime të përbashkëta në mjekësinë urgjente.

Në përfundim, kryetari Peleshi ritheksoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në Ballkan dhe vlerësoi mbështetjen e Urdhrit Sovran të Maltës për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, organizimin e veprimtarive të përbashkëta sensibilizuese për integrimin e shpejtë të Shqipërisë si dhe për kontributin për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë.

Burimi ATSH

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…