Gonxhja: Shqipëria jo vetëm destinacion veror, rritje me 15.1% e numrit të vizitorëve në janar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thekson se këto të dhëna dëshmojnë se Shqipëria nuk është më vetëm destinacion veror.


Numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat turistike në Shqipëri u rrit me 15,1 % në janar të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thekson se këto të dhëna dëshmojnë se Shqipëria nuk është më vetëm destinacion veror.

Gonxhja nënvizon se “pas një rekordi historik me 12.4 milionë turistë në 2025, turizmi shqiptar vijon rritjen edhe në janarin e 2026-ës, me +15.1% më shumë vizitorë në strukturat akomoduese krahasuar me një vit më parë, më shumë turistë dhe më shumë netëqëndrime”.

Ministri vë në dukje se është shënuar interes në rritje nga tregjet ndërkombëtare si Italia, Kosova, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Ministri Gonxhja pohon se ky është një sinjal i qartë që turizmi po kthehet në motor të qëndrueshëm të ekonomisë, duke u zgjeruar edhe jashtë sezonit veror.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.