Rama: Kemi kapacitet mbrojtës kibernetik nga më të mirët në Europë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se Shqipëria ka një kapacitet mbrojtës kibernetik nga më të mirët në Europë.


Kryeministri Edi Rama siguroi sot se Shqipëria ka një kapacitet mbrojtës kibernetik nga më të mirët në Europë.

I pyetur mbi sulmin kibernetik mbi sistemin e Kuvendit, Rama theksoi se “parlamenti nuk e ka përfshirë pjesën e vetë në sistemin e mbrojtjes kibernetike”.

“Ne respektohemi në mjediset europiane dhe të NATO-s që merren me këtë pjesë për kapacitetet e mbrojtjes kibernetike. Por problemi ynë është që nuk kemi përfshirë ende të gjithë sistemin brenda rrjetit mbrojtës”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë siguroi se nuk ka problem me kriticitetin e zonave ku ata mund të sulmojnë.

“Ne sulmohemi nga Irani përditë, jo njëherë. Nuk kanë ndalur asnjëherë sulmet dhe këto janë të dhëna sensitive. Në sistemet e mbrojtjes kibernetike, ka lexim dhe gjurmë të çdo sulmi. Po të shikoni bilancin e sulmeve që i bëhen Shqipërisë, se ne kemi Iranin mbi kurriz, është i jashtëzakonshëm, por nuk kanë pasur asnjëherë sukses në pjesën e infrastrukturës kritike”, theksoi Rama.

Kryeministri siguroi se edhe institucionet e tjera që nuk janë në këtë sistem do të futen hap pas hapi, por kjo kërkon dhe financim.

Lidhur me sektorin privat, Rama bëri të ditur se bankat janë bërë pjesë e sistemit sepse e kanë kuptuar sensibilitetin e çështjes.

“Të tjerët duhet ta bëjnë për shkak të një sistemi të tërë kriminal gjobash që vendosen nga hakerat. Bllokojnë komplet të dhënat dhe të kërkojnë të paguash që t’i lirojnë:, tha Rama.

Kryeministri siguroi se nuk bëjnë dot asnjë dëm të madh pasi mbrojtja jonë kibernetike është spektakolare dhe një nga sistemet më të avancuara të mbojtjes.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Petrela në itinerarin e turistëve të huaj: Njerëz mikpritës, ushqim i mirë

Vetëm 17 kilometra larg qendrës së Tiranës, në një lartësi prej rreth 400 metrash mbi nivelin e detit, Kalaja e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Petrela në itinerarin e turistëve të huaj: Njerëz mikpritës, ushqim i mirë

Vetëm 17 kilometra larg qendrës së Tiranës, në një lartësi prej rreth 400 metrash mbi nivelin e detit, Kalaja e…